Kryeministri Edi Rama është takuar sot me homologun grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës për marrjen pjesë në forumin ekonomik të ‘Delphi’.
Rama shkruan se të dy qeveritë po punojnë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Athinë - Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.
Lajmi në përditësim...
Komente











Po mir me zoti Kryeminister cfare ke marre ti ndonjehere nga shtete qe na rrethojne asgje dhe per fqinjesine e mire qe thua ti per rehatin tende te atyre 140 palacove qe ke ne kuvend dhe atyre oligarkeve qe po iu merr te tere pronat shqiptarve e ke dhene shqiperine me copa tani rradhen e ka deti pse mos ta marre greku pastaj himaren se na ka dale toke greke melonit i dhe toke per te sjelle kriminelat e saje serbit i ke dhene gjithe tregun dhe po i vdesh shqipteret me produkte kancerogjene dhe qe te cojne ne fertilitet burimet ujore do ja japesh melonit motres se ne ska ca na duhet mineralet ia ke dhene kinezve se sna hyn ne pune naften qe transporton cdo dite kushedi kush e merr a ka ngeleur gje pa dhene po nje gje jua uroj me shpirt ju kriminelave qe na drejtoni kurre mos gezofshi ndonje gje as ju as ata qe do leni prapa .
Përgjigju