Kryeministri Edi Rama mungoi sot në Kuvend ku raportuan krerët e Drejtësisë, pasi u prit nga princi i Kurorës dhe kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, në Pallatin Mbretëror në Riad të Arabisë Saudite.
Rama shkruan se në takim, është diskutuar bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën në Shqipëri të princit saudit vitin e ardhshëm.
“Riad - Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama mbërrit sot në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të forumit Future Investment Initiative (FII).
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII).
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur në Riad nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.
Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.
Komente










