Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII).

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur në Riad nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë,  në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

 


Lajmi kryesor:

Rama pritet nga Princi Kurorës në Pallatin Mbretëror të Arabisë Saudite: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve