Rama pritet nga kryebashkiaku i Barit: S’ka më kufij fizikë dhe as mendorë mes Shqipërisë dhe Italisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, vizitë kjo për të përkujtuar 30-vjetorin nga eksodit më i madh shqiptar drejt Italisë.

Rama tha se tani më mes 2 vendeve nuk ka kufij fizikë e mendorë.

“Vazhdoj të dyshoj nëse e meritoj të gjithë këtë, por nuk mundem të mos shpreh mirënjohjen time dhe t’ju falënderoj nga zemra që na rezervuat këtë mikpritje që do të mbetet në kujtesë në një çast të rëndësishëm kujtimesh dhe reflektimesh mbi 30 vjet histori të përbashkët, e cila ka filluar këtu në brigjet e Italisë, si edhe të Puglias në mënyrë të veçantë ku për herë të parë ju desh të shihnit të tjerë që vinit në drejtim tuaj, kur më parë ishit ju që iknit në vendet e tjera. Ajo që është e sigurt është se sa më shumë kanë kaluar vitet aq edhe sasia e gjërave të mira dhe të vlefshme dhe që janë të denja për respekt është shtuar. Ajo e gjërave jo të bukura është pakësuar dhe tashmë i përket historisë, që na ka vënë në vështirësi edhe në siklet si shqiptar që u pamë në atë kohë nga italia si “të dyshimtë”, ndërsa pjesa tjetër, na dha dorën dhe na shoqëroi në këtë rrugëtim të ri dhe sigurisht shumë të vështirë për njerëz që dilnin nga një ferr dhe nga një izolim të pabesueshëm, ne kemi qenë një rast unik në botën komuniste dhe ne ishin Korea e Veriut të Europës, se refuzonim demokracinë dhe kapitalizmit, si dhe të diktaturës së butë të parë nga Tirana në atë epokë dhe të komunizmit që nuk ishte trazigjent, pasi kemi jetuar në atë situatë njerëzit nuk ishin të gatshëm, nuk ndiheshin mirë me realitetin e vetë dhe vështirësitë dhe rregullat që kishte. Ne mundemi që të shkojmë përtej, duke u përpjekur që të bashkojmë frymën tonë sepse nuk ka më as kufij fizikë e mendor, janë gjithnjë e më të shumtë italianët që vijnë në Shqipëri dhe ne jemi të interesuar që të bëhemi pjesë e së ardhmes të përbashkët, dhe të së tashmes. Besoj që duhet të kemi guximin dhe kurajon që të ecim më tej dhe kemi një potencial të madh të krijimit të strukturave të përbashkëta të universiteteve që shumë mirë mund të ngrihen në Shqipëri, është një ëndërr e vjetër që Universiteti i Vlorë të shndërrohet në një sistem të universitet publik italian, do ishte fantastike nëse njëra prej këtyre universiteteve të ishte në Vlorë me dyer të hapura për studentë shqiptarë dhe italian dhe me një diplomë universitare të vlefshme me atë që merret në Puglia. Ideja e tij për ta çuar një projekt të përbashkët të Telemjekësisë është një ide që po trupëzohet dhe do jetë një zhvillim i rëndësishëm kur e gjithë ky ndërveprim do të kryhet, do të zbatohet në përditshmëri. Sigurisht duhet të ndihemi në siklet që ideja e ujësjellësit mes jugut dhe Puglias është më e vjetër sesa edhe ne që jemi këtu, një ide që tashmë, po mbush 100 vjet dhe ende nuk është vënë në zbatim, por kjo është një ide e madhe për të lidhur 2 brigjet e detit që do të sillte ujë në këtë rajon dhe që me siguri do të ishte një lidhje shumë e rëndësishme jo vetëm për ujin, por edhe për të ardhmen e komuniteteve tona, mendoj se duhet t’i japim një shtysë më tej, nuk është një ide që kushton pak, por edhe jo aq shumë, se do ishte një ndihmë e rëndësishme për këtë rajon që e dimë që ka një sistem ujor ndër më ekselentët në Europë. Shqipëria prodhon pothuajse 100% energji të gjelbër, por kemi filluar të investojmë në energjinë diellore, është edhe më e lehtë të përfytyrojmë ujësjellësin apo kabllot në të njëjtën vepër. Unë jam shumë i nderuar”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

30 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Rama merr çmimin ‘Rrënjët e Puglias’! Di Maio: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb