Rama- pronarëve të lokaleve: Respektoni rregullat, s'e kemi të vështirë t'ju sulim policinë! COVID s'është lojë e Bill Gates për t'i vënë cip çunave të Laçit apo të Vlorës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pasur një lutje për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat, por edhe një paralajmërim bizneset, specifikisht baret dhe restorantet që të respektojnë protokollet. "Mos e merrni tolerancën tonë për dobësi", ka thënë Rama, duke shtuar se nuk është aspak e vështirë që policia të zbresë në terren dhe të vendosë gjobat, por nuk është kjo ajo që duan.

"Lufta me armikun e padukshëm është një luftë e vështirë dhe t'ua t'ju lutem e përgjërohem që të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë. Do ju lutem e përgjërohem atyre që nuk duan ta besojnë se sa e vështirë dhe mbyten nga teoritë e konspiracionit apo thashethemeve të kafeve duke përqeshur rrezikun. Ju lutem të mos e vështirësoni më këtë luftë, ju lutem bareve dhe restoranteve që të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin, të mos e keqpërdorin tolerancën tonë si dobësi. Janë protokolle që duhen zbatuar. Nuk është e vështirë për ne që të sulim policinë e shtetit për të vendosur rregull. Por a është kjo ajo që duam? Duan të shfrytëzojnë çdo hapësirë, si mundet që kjo epidemi që nuk është vetëm në Shqipëri, larg qoftë të kishte qenë vetëm në Shqipëri se nuk do të na besonin. Kjo është një situatë kur Gjermania nuk të lë të ulesh në restorant më shumë se 3 persona apo pas orës 10 sepse është një lojë e Bill Gates për t'iu vënë cipa cunave të Lacit apo të Vlorës, apo për të dëgjuar live këngët politfonike apo që të bllokojë kordat e zërit të këngëtarëve të dasmave. Ju lutem silluni me përgjegjësi të madhe, të mos bëhemi ne me duart tona të mbyllin dyert e shtëpive, të lokaleve e makinave dhe mbeten peng të papërgjegjshmërisë, sot je mirë nesër je me tub dhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet larg qoftë pasnesër nuk je fare. Është bezdi që të mbash maskën në këtë diell, por ja që maska ndihmon secilin prej nesh qoftë edhe si kujtesë që këtu ka një problem, s'jemi vetëm ne", tha Rama.

Sot NATO- i dhuroi Forcave të Armatosura 60 respiratorë, dhe kjo për kreun e qeverisë është një tregues se "miqtë e vërtetë duken në ditë të vështira".

"Ne kemi një fjalë të urtë që thonë "miqtë e mirë duken në ditë të vështira dhe ashtu si 20 vjet më parë kur lindi kjo marrëdhënie mes Shqipërisë dhe NATO-s në një moment tejet dramatik për botën e cila përballej me një përshkallëzim të së keqes në trupin e saj si pasojë e terrorizmit ne sot ndihemi jashtëzakonisht mirë që jo vetëm në aspektin ushtarak, por në aspektin human një pjesë e këtij klubi fantastik vendesh që besojnë te vlerat e lirisë te parimet e demokracisë dhe solidaritetit. Jam mirënjohës SHBA dhe ambasadoren e cila ma dha e para lajmin për këtë mbështetje kaq të çmuar dhe kaq të nevojshme në këtë fazë përballjeje me një armik kaq të pamëshirshëm, jam mirënjohës dhe për vendet aleate për kontributin e çmuar në krah të Forcave të Armatosura dhe mbase ky është momenti i duhur për të bërë edhe një retrospektiv të disa momenteve kur i kemi prekur nga afër mbështetjen e miqve tanë. Ky është një moment kur vlera dhe fuqia e FA del në pah me dinjitet dhe efikasitet të plotë. Këtu pas meje është pasqyra e një transformimi që vazhdon dhe është shprehja kuptimplotë se sot ndryshe nga dje Shqipëria ka në dispozicion një trup të emergjencave civile të standardeve Europiane, me materiale logjistike, por kur shërben një trup që është në lartësinë e imazhit e frymës, profesionalizimit të FA-së", tha kryeministri.

Në fjalën e tij, Rama nuk i kurseu as lavdërimet për Forcat e Armatosura në nivelin ndërkombëtar.

"Përpara se të bëhesha kryeministër, nuk e kam ditur dhe as e kam menduar reputacionin e jashtëzakonshëm që gëzojnë FA në gjirin e NATO nga niveli profesional, nuk e dija që në rreshtin e gjatë të ushtrive shumë më të mëdha, më me eksperiencë e të sofistikuara, njerëzit tanë vlerësohen si ekselencë. nuk e dija që në stërvitje apo simulime të bëra nga NATO skuadrat tona mund të arrijnë deri në vendet e nderit, në gara të jashtëzakonshme të vështirësisë ekstreme dhe nuk ka kënaqësi më të madhe kur dëgjoj nga autoritete më të larta të NATO apo gjeneral me hije të rëndë në takime që i sjell rasti fjalë admiruese për FA. Kjo rritje e profesionalizmit nuk do ishte e mundur pa aleatët tanë. Kam bindjen se në kulmin e karrierës të gjendesh në këtë mjedis ku e gjithë eksperienca në aspektin e fushës që mbulon të jetë pranë teje në çdo moment", përfundoi Rama.

VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bill Gates: 22/10/2020 23:56

    Do ta fus nje cip ne *ythe ty e Er Zdromsit, po rri urte e mos me nxjerr sekretet se muhabetin ta thashe privatisht e ti po e publikon.

    Përgjigju
  • Fantazia: 22/10/2020 17:08

    Po tja fusim i her kot, me fantazi!!! Për shembull, po sikur kjo të jetë luftë për dominim absolut në mes të të pasurve të majtë kundër të pasurve të djathtë dhe normalisht që lesht i lejn fukarejt. Po kshu a mund të jetë apo ja kom fut kot fare.??? Jo po se cipin na e kanë fut ka vite (me smartphone). Mos e merni seriozisht se kot ja futa, se këto të pasurit jan cuna të mirë.

    Përgjigju
  • Meni: 22/10/2020 12:31

    Hahaha, o kryeministër ty të mort e mira ishalla. Sa bukur që i lidh hallet globale me hallet " gjigande" të Laçjanëve. I modh je.

    Përgjigju
  • surrel: 22/10/2020 12:20

    atehere cdo bill gate me nje zanat qe nuk i takon, ai nuk ka mbaruat kolegjin, nuk esht doktor, nuk esht virolog dhe ska lidhje fare me shkencen, ai esht si puna jote nga piktor u bere doktor

    Përgjigju
    • Shkodrani: 22/10/2020 23:59

      Pu pu pu, na vodhi shprehjen ky plehu: me kene shkodran te tana i ban. Tash duhet me thane: me kene Ed Rame te tana i ban.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim