Kryeministri Edi Rama teksa foli në tkaimin me kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 11 majit, fokusoi diskursine tij politik te projekti i të ardhmes së Shqipërisë dhe misioni historik i anëtarësimit ntë vendi në BE.
Ai e cilësoi qeverinë dhe partinë që drejton si forca në vendin dhe kohën e duhur, njëlloj sikurse ishte PD-ja në vitin 1992 kur ra sistemi komunist dhe nisi pluralizmi.

“Kroacia mori 7-9 vjet për negociatat, që ishte më e përparuar se ne. Kurse neve e kemi 3 vjet. Punë natë e ditë, çdo javë, çdo të hënë dy ministret tona të shtetit, kryenegociatorja dhe zv/negociatorja ulen përballë tyre në BE dhe japin llogari çdo javë. Ne nga ana tjetër e kemi vendosur fokusin e fushatës këtu jo vetëm për mbështetje për PS-në, por edhe për futjen në BE, që ata ta lexojnë shumë qartë se çfarë ndodh këtu. Ata patjetër ndjekin se çfarë ndodh këtu, nuk shprehen për procesin politik, por ndjekin se çfarë bëhet, si punohet, nuk kemi kohë të torollisemi, pavarësisht se me kë jemi, apo hidhe këtu dhe aty votën”, tha kryeministri.
Ai sqaroi se PS-ja ka fatin se ndodhet në momentin e duhur dhe çështja është se sa i thellë duhet të jetë rezultati për t’i dhënë mesazh edhe BE-së se shqiptarët duan integrimin dhe jo lëkundjet politike, pavarësisht se kush fiton.
“Sot jemi siç ishte PD në 1992, koha e duhur, vendi i duhur, po e njëjta situatë, PS-ja ndodhet në kohën dhe vendin e duhur, nuk lëviz dot kjo që të futet një tjetër. Ka shumë rëndësi nëse shprehet vullneti i popullit me votën e vetë, por ama ne marrim një votë të fortë nga shqiptartë për t’i thënë atyre se ja si votuan shqiptarët. Po një lekundje na prish shumë punë, na prish punë për ritmin e negociatave. Më 13 maj ne bëjmë numërimin e votave, kurse ata atje duhet të mos shqetësohen se çfarë ndodh me votat këtu. Thjesht të jetë çështja sa i thellë do jetë rezultati dhe jo se kush fitoi”, u shpreh krue i qeverisë.
Lajmi kryesor:
Rama: Më 11 maj duam rezultat të thellë, zgjedhjet të rëndësishme sa të vitit 1992! Ata duan të shkrijnë SPAK, mos ia jepni votën kënetës
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
