Me “Zonjën e Drejtësisë” me vete, Edi Rama u shfaq në bregdetin e Durrësit, për të theksuar se partia e tij është ajo që solli drejtësinë e re dhe që mund të garantojë mbrojtjen e saj. Ndërsa thotë se Berisha kërkon të shkrijë SPAK, kryeministri thotë se më 11 maj votën nuk duhet t’ia japin kënetës, por Partisë Socialiste që t’iu japë fëmijëve pasaportën e BE.
“Kjo histori nuk duhet të jetë hajdut, hajdut! Ne duhet të jemi krenarë. Krenarë për faktin se ne ndjejmë dhimbje për dikë që sot është në dorë të historisë. Por nuk ka pasur kurrrë drejtësi, s’ka pasur kurrë ministër të merrej nga drejtësia. U vranë 4 vetë në bulevard dhe s’u pyet njeri, jo vetëm kaq, por u refuzua, u refuzua me urdhër të vetë kryeministrit zbatimi i urdhrave. U refuzua urdhri i prokurorit, i thanë ik andej! E kuptoni ju çfarë është bërë me drejtësinë dhe ku kemi qenë. Sot shkojnë të gjithë merren në pyetje.
Rama tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin dhe gjeopolitikën. Ai i krahasoi me atë që ndodhi me Shqipërinë në vitin 1992, tranzicionin, nisjen e pluralizmit dhe zgjedhjet e para demokratike që u zhvilluan.

“Ajo që ka ndodhur dhe që ju e dini është në BE Shqipëria dhe Mali i Zi, kjo për arsye gjeopolitike por në kushtet e sotme, për ne bëhet një çështje ekzistenciale e sigurisë dhe mbrojtjes së Shqipërisë ndërkohë që raportet e tjera siç e shikoni po lëvizin dhe ndryshojnë mes vendeve të tjera. Ka shumë njerëz që thonë se ky është muhabet kot se doni mandatin tjetër dhe krijoni lloj lloj alibish. Ju duhet thënë që Mali i Zi i ka hapur negociatat në 2012, ne i kemi hapur zyrtarisht vetëm vjet pasi bëmë 1 vit procesin e screening dhe të diagnostikimit të të gjithë organizmit të shtetit për të gjithë problematikat. Sot ne jemi krah për krah me Malin e Zi, dy vendet që ata i shohin si më të mundshmet për t’u futur në BE. Serbia i ka filluar në 2014, dhe sot është mbrapa nesh. Kur kemi marrë ne detyrën ishim vrima e fundit e kavallit. Maqedonia është bërë kandidate për të hyrë në BE në 2005 dhe akoma s’i ka hapur. Këto të dhëna janë për të treguar njerëzve që kjo nuk është çështje muhabet.”, u shpreh Rama.
Dhe më tej ai theksoi se arritja e mbylljes së negociatave më 2027 do ishte një rekord më vete.
“Nuk është muhabet ordiner por një çështje komplekse, jemi krenar, unë jam jashtëzakonisht krenar, sepse jemi në pararojë, vendet që vrapojnë më përpara, e jo vetëm kaq, por na është pranuar dhe kemi dakordësuar me BE-në që të gjitha negociatat t’i mbyllim brenda 2027, që do jetë rekord i hatashëm i të gjithë historisë së integrimit. Merita jonë është se jemi gjendur në kohën dhe vendin e duhur në këtë histori, të jemi të përgatitur kur të vinte momenti”, tha Rama ndër të tjera.
Edi Rama kërkon mandatin e 4-t që Shqipëria të mos humbë ritmin në bërjen e detyrave që na kërkon Bashkimi Evropian përpara anëtarësimit.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit mbi drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se qytetarët duhet të ndihen krenarë për hapjen e këtij procesi dhe për përkushtimin e qeverisë në çuarjen përpara drejtësisë të personave përgjegjës për veprime të paligjshme.
Ai pranoi se për disa njerëz është e vështirë të shohin persona që dikur ishin pjesë e shoqërisë, tani në duart e drejtësisë. Megjithatë, ai theksoi se ky është rezultat i një procesi të ri, i cili më parë ishte i pamundur, duke bërë që gjëra dikur të paimagjinueshme të kthehen në realitet.
“Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për faktin, që përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak,” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një kompani parfumesh në Durrës, theksoi se mbështetja për sipërmarrjet që investojnë dhe krijojnë zhvillim është rruga drejt një ekonomie më të fortë. Në takimin me punonjësit, Rama vlerësoi punën e kompanisë ndërsa shtoi se një shembull i tillë duhet të ndiqet edhe nga biznese të tjera që operojnë në vend.
“Më vjen mirë që ky realitet nuk është thjesht i bukur në dukje, apo ku prodhohen produkte të cilësisë së lartë, ku ata paguajnë denjësisht me pagë mesatare 900 euro dhe prandaj kompania nuk ka probleme të gjetjes së punonjësve, por përkundrazi, ka rradhë për të hyrë në punë këtu. Akoma më për të ardhur mirë është fakti që këtu respektohen ditët e pushimit që nënat dhe vajzat që janë këtu kanë mundësi të qëndrojnë me familjen, vajzat të dalin me të dashurit, në vend që të vijnë këtu edhe të shtunë dhe të diel dhe të harrojnë se ka jetë jashtë këtyre mureve. Për këtë arsye kemi vendosur që këtë sistem, do ta imponojmë edhe në kompanitë ku nuk respektohet kjo e drejtë për të pasur ditë pushimi. Më vjen shumë mirë që ambasadori përmendi që kjo kompani është këtu dhe është në zhvillim e sipër dhe që është e kënaqur, se këta nuk kënaqen kollaj. Do të mbështesim fort në çdo hap kompaninë se ka plan për të marrë më shumë punonjës dhe zgjeruar më shumë hapësirat e punës.”, u shpreh kryeministri.
Kreu i qeverisë foli gjithashtu edhe për projektet që janë bërë dhe pritet të bëhen në këtë zonë.
“Sikundër Ani e tha, në këto vite kemi përjetuar transformim të këtij territori, se është rritur shumë kërkesa, edhe falë faktit që janë bërë ndërhyrje të domosdoshme, duke filluar nga fusha kanceroze e plehrave, që është zëvendësuar nga një territor i gjelbër. Kemi në vijim edhe projekte të tjera për jetëzimin e kësaj zone. Do të bëjmë investim të madh për kampusin për t’u dhënë mundësi studentëve për të pasur rezidencën e tyre. Do të ndërtojmë portin e ri dhe shumë gjëra të tjera të mira në proces.”, tha kryeministri.
Kreu mazhorancës premtoi nga Durrësi ditën e sotme edhe ndërtimin e rrugës Thumanë-Krujë, aq shumë e munguar dhe që i ka munduar për dekada banorët e asaj zone, që gjithashtu është e vizituar edhe nga turistë të shumtë për shkak të kalasë.
Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar edhe kryebashkiakur Artur Bushi që ishte prezent, tha se kjo rrugë do të bëhej në mandatin e katërt si premtim i dhënë që do mbahet dhe si kërkesë kryesore e kryebashkiakut.
“Në mandatin e katërt do bëjmë rrugën Tiranë-Krujë, rrugën që Bushi, (kryebashkiaku i Krujës) e ka kërkuar që kur ishte i vogël. S’u bë rruga, iku Bushi në Itali. Më kujtohet kur e takova për herë të parë dhe më kërkoi rrugën Thumën-Krujë, më tha po e bërë unë vij me ty, e atëkohë nuk isha në qeveri, por më tha se kur të vish në pushtet do e bësh rrugën Thumanë-Krujë dhe ja kjo ishte”, tregoi kreu i qeverisë.
Në fund ai bëri thirrje për shqiptarët që më 11 maj të mos e çonin votën dëm dhe të votonin për të ardhmen europiane të vendit e jo për kënetën.
“Doni të rrini e të dëgjoni muzikën e kënetës, dëgjojeni. Por ju them në datën 11 mos e hidhni kot atë votë, mos e çoni dëm”, e mbylli fjalën e tij Rama.
Kryeministri Edi rama foli edhe për terma ekonomikë në të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe qëllimin e saj për anëtarësimin në BE.
Nëse realizohet në kohë rekord ashtu edhe siç po shkojnë gjërat në ritmin e tyre teknik, kreu i mazhorancës shpjegoi se kjo sjell përfitime ekonomike për vendin.
“Në mbyllje do them këtë, se BE-ja për ne është një buxhet ekstra. Në gjithë këto vite mbështetja e BE-së totale për në në 10 vjet ka qenë 1 mld. Por me futjen në BE është më shumë se 1 mld çdo vit, buxhet ekstra. Në Bujqësi ka qenë më pak se 200 milionë euro, tani nëse hyjmë në BE do jetë çdo vit 300 milionë euro. Ne e duam votën për të shkuar në BE dhe jo për kënetën apo çështjen hajde t’ia japim kënetës. BE është një familje, ku ka të mëdhenj dhe të vegjël. Aty ka një rregull, më të mëdhenjtë, Franca, Gjermania etj., japin për të vegjlit më shumë se marrin. Të tjerët janë përfitues, që marrin më shumë se çfarë japin, njëllloj si të rriturit kujdesen më shumë për të vegjlit. Ju kujtohet COVID-i me grekun, që jo greku dha këtë e atë, jo nuk jepte greku, jepte BE-ja! Sepse Greqia ishte në BE dhe ishte e familjes, ne nuk ishim dhe ku do i gjenim ne? Nuk kishim buxhet ekstra, ata e kishin”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës ku mbajti takim me kandidatët për deputetë të qarkut Durrës për Partinë Socialiste, teksa preku edhe temën e drejtësisë dhe reformës.
Ai ofroi të gjithë mbështetjen e qeverisë për drejtësinë e re, pavarësisht kritikave, duke kujtuar se me paraardhësit prokurorët ishin përsëri aty, por nuk guxoni dot të vepronin. Kujtoi vrasjet e 21 janarit në bulevard dhe pengimin e ekzekutimit të urdhrave të Prokurorisë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe pafuqishmërinë e Drejtësisë për të vepruar, teksa e krahasoi me ditët e sotme, ku zyrtarë të lartë shkojnë e japin llogari në SPAK.
Dhe këtë sipas kreut të qeverisë, e solli dhe bëri të mundur Partia Socialiste.
“Kjo histori nuk duhet të jetë hajdut, hajdut! Ne duhet të jemi krenarë. Krenarë për faktin se ne ndjejmë dhimbje për dikë që sot është në dorë të historisë. Ne nuk na vjen mirë që dikush ka qenë mes nesh dhe sot është në duart e drejtësisë. Por kjo nuk ndodhte kurrë më parë. Këtu u vranë katër veta mes bulevardit dhe s’u pyet njeri. E kuptoni ku kemi qenë. Sot është bërë normale të merresh të pyetesh përtej lajthitjeve që mund të ketë. Por kjo është temë tjetër. Por e kemi bërë ne. Dhe nuk e bën askush tjetër, dot kurrë.
Por nuk ka pasur kurrrë drejtësi, s’ka pasur kurrë ministër të merrej nga drejtësia. U vranë 4 vetë në bulevard dhe s’u pyet njeri, jo vetëm kaq, por u refuzua, u refuzua me urdhër të vetë kryeministrit zbatimi i urdhrave. U refuzua urdhri i prokurorit, i thanë ik andej! E kuptoni ju çfarë është bërë me drejtësinë dhe ku kemi qenë. Sot shkojnë të gjithë merren në pyetje. Sot jemi në nivel tjetër, nuk është punë gurësh, u prishën ca gurë atje dhe hajt iku. E kemi bërë ne. Ata e thonë copë, më 12 maj do shkrijmë SPAK-un”, tha kreu i qeverisë.
Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët e qarkut të Durrësit, tha se vota për PS është një votë për në BE.
Kryeministri ironizoi edhe opozitën, teksa tha se këneta për të cilën po flet ai, nuk ka lidhje me kënetën e Durrësit, e cila po transformohet çdo ditë falë investimeve.
"Nuk e kuptoj dot se si mund të jetë ndryshe përveçse një prind këtu në Durrës që nuk ka lidhje me PS, që i ka fëmijët 14 vjeç, 12 vjeç nuk ka rëndësi, por që kur mbaron mandati ynë i katërt do t’i çojnë në universitet jashtë shtetit. Po ta marrin votën e tyre dhe ta hedhin në kënetë. Këneta që po flas unë i merr të keqen kënetën këtu në Durrës se me gjithë këtë punë që po bëjmë me Anin po transformohet ditë për ditë. Ta hedhë votën në kënetë për tifozllëk kot, ndërkohë që atë votë duhet ta marrë dhe fusë te kutia e PS, për të marrë pasaportë për fëmijët që ka 14 vjeç. Që kur të bëhet 18 vjeç, ta çojë në universitet, të mos jetë student i huaj por i BE që të shkojë ku të dojë. Ajo që ndodhi me studentët në Britaninë e Madhe të jetë mësim për prindërit këtu.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kandidatët për deputetë të PS për qarkun e Durrësit. Kreu i qeverisë foli sërish për reformën në drejtësi, ku shfaqi edhe foton e ‘Zonjës Drejtësi’ për të cilën tha se e merr kudo me vete. Rama shprehu edhe njëherë mbështetjen për drejtësinë, duke thënë se ishte qeveria socialiste që ia dha shpatën dhe do jenë krah saj pavarësisht lajthitjeve të herëpashershme.
"BE për ne është një çështje jetike, sepse vetëm duke u bërë pjesë e BE ne si popull do të shpëtojmë nga kurthi i vazhdueshëm i historisë dhe nga hijet që na ndjekin nga mbrapa të historisë sonë për të na kthyer mbrapa. Vetëm duke u futur në BE do garantojmë disa gjëra shumë bazike që si kemi ende të garantuara për sa kohë mbeten çështje se kush qeveris këtu. Që nga liria individuale, tek barazia para ligjit që është gjëja më e rëndësishme dhe mund të garantohet vetëm duke u futur ne BE. Ne jemi për reformën në drejtësi, pavarësisht problematikave dhe lajthitjeve të herëpashershme, por ne e kemi të ndarë këtë punë që ia kemi dhënë këtë shpatën që në histori e ka pas drejtësia, por në Shqipëri që nga 1912 e ka pasur qeveria", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama teksa foli në tkaimin me kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 11 majit, fokusoi diskursine tij politik te projekti i të ardhmes së Shqipërisë dhe misioni historik i anëtarësimit ntë vendi në BE.
Ai e cilësoi qeverinë dhe partinë që drejton si forca në vendin dhe kohën e duhur, njëlloj sikurse ishte PD-ja në vitin 1992 kur ra sistemi komunist dhe nisi pluralizmi.
“Kroacia mori 7-9 vjet për negociatat, që ishte më e përparuar se ne. Kurse neve e kemi 3 vjet. Punë natë e ditë, çdo javë, çdo të hënë dy ministret tona të shtetit, kryenegociatorja dhe zv/negociatorja ulen përballë tyre në BE dhe japin llogari çdo javë. Ne nga ana tjetër e kemi vendosur fokusin e fushatës këtu jo vetëm për mbështetje për PS-në, por edhe për futjen në BE, që ata ta lexojnë shumë qartë se çfarë ndodh këtu. Ata patjetër ndjekin se çfarë ndodh këtu, nuk shprehen për procesin politik, por ndjekin se çfarë bëhet, si punohet, nuk kemi kohë të torollisemi, pavarësisht se me kë jemi, apo hidhe këtu dhe aty votën”, tha kryeministri.
Ai sqaroi se PS-ja ka fatin se ndodhet në momentin e duhur dhe çështja është se sa i thellë duhet të jetë rezultati për t’i dhënë mesazh edhe BE-së se shqiptarët duan integrimin dhe jo lëkundjet politike, pavarësisht se kush fiton.
“Sot jemi siç ishte PD në 1992, koha e duhur, vendi i duhur, po e njëjta situatë, PS-ja ndodhet në kohën dhe vendin e duhur, nuk lëviz dot kjo që të futet një tjetër. Ka shumë rëndësi nëse shprehet vullneti i popullit me votën e vetë, por ama ne marrim një votë të fortë nga shqiptartë për t’i thënë atyre se ja si votuan shqiptarët. Po një lekundje na prish shumë punë, na prish punë për ritmin e negociatave. Më 13 maj ne bëjmë numërimin e votave, kurse ata atje duhet të mos shqetësohen se çfarë ndodh me votat këtu. Thjesht të jetë çështja sa i thellë do jetë rezultati dhe jo se kush fitoi”, u shpreh krue i qeverisë.
Komente


Se pari,SPAK u soll nga amerikanet.Po te lexosh analistet e opinionet vetem tek /Shqiptarja/qe kur filloi punen SPAK-u e sidomos pas arrestimit te Berishes,te gjithe ja dine per nder U.S krijimin e SPAK-ut dhe jo PS,pra je i vetem kunder te gjitheve ne kete deklarate qe perserit sikur SPAK u soll nga ju.Se dyti,nje keshille ndikuar prej zhvillimeve amerikane te sotme:Kerko fitore,por jo te thelle,se ndryshe per cdo deshtim e mosplotesim nuk do te kesh nje Sali,apo Mete qe te fajesosh e ka mundesi qe te perballesh me ate qe po perballen cdo dite kongresistet e GOP,pra me votues te zemeruar ne takime si ky i joti,per pasojat e politikave te Trump e Musk!
PërgjigjuE ke konsumuar kohen e premtimeve o mik.. ke tallur bythen me voten tone .. tani Nfoc Rrokun do te japim.. ke Endritin ne vend te Likes dhe me radhe deri te dashi ..ke tallur bythen me socialistet.. nuk te beson njeri perrallat e tua …( nga dikush qe ka votuar vetem PS )
Përgjigjumuhabeti eshte ky qe ato qe jane ul aty jane sjelle nga kordinatoret me kuote te caktuar nga lagja 1 edhe ato jane trashur nga trute imagjino te tjeret
Përgjigju