Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë pasdite në rrjete sociale pamje nga qyteti i Vlorës, ku po merr formë Parku i Shtëpisë së Pavarësisë.

“Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një hapësirë e re surprizuese për Vlorën e Rilindur turistike”, shkruan Rama.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është projekt i Rilindjes Urbane të qytetit bregdetar të Vlorës, në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti.

Kjo do të lidhë bulevardin e ri 'Ismail Qemali' me Lungomaren.

Foto nga Vlora e publikuar nga kryeministri Edi Rama