Partia Socialiste ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë me organizatat e saj me në fokus anëtarësimet e reja brenda kësaj force politike.
Kryesocialisti Edi Rama teksa fton qytetarët të bëhen presë e PS-së, me qëllim ripërtëritjen e familjes së madhe politike të gjithë shqiptarëve siç e quan ai, ka publikuar edhe kartat e reja të anëtarësisë.
‘Mirëmëngjesi dhe me Kartën e Re të anëtarësimit në Partinë Socialiste, si edhe me ftesën që kush zgjedh PS-të përfshihet edhe në ripërtëritjen e familjes më të madhe politike të shqiptarëve, duke u bërë pjesë e saj për ta bërë këtë vend krenarinë tonë më të madhe, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.
Kryesocialisti Rama ka kërkuar rienergjizim të të gjithë strukturave të PS, por edhe të gjithë procesit qeverisës. Më pas 15 mars-15 prill do të mbahen dhe zgjedhjet për kryetarët e degëve në PS.
socialistet i masakrove ti, me keq se shpellari, kjo eshte karte anetaresimi satanisto rilindase !
Përgjigju