Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga parku multifunksional “Dua të Luaj” në Elbasan, i cili sipas shefit të Qeverisë është drejt përfundimit.

Krahas videos së postuar në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se parku multifunksional “Dua të Luaj” është një investim i Qeverisë Shqiptare, që sipas tij, shumë shpejt do t’i japë qytetit një hapësirë moderne për sport, argëtim dhe rekreacion për të gjitha grupmoshat.

Rama ka njoftuar gjithashtu se parku multifunksional do të ketë fusha sportive, pista vrapimi e biçikletash, kënde lojërash për fëmijë, ambiente të gjelbëruara dhe hapësira shërbimi.

Më tej kryeministri shkruan se ky park do të kthehet në një pikë të re takimi për familjet dhe të rinjtë e Elbasanit.

Postimi i Ramës:

Elbasan – Drejt përfundimit parku multifunksional “Dua të Luaj”

Një investim i Qeverisë Shqiptare që shumë shpejt do t’i japë qytetit një hapësirë moderne për sport, argëtim dhe rekreacion për të gjitha grupmoshat

Me fusha sportive, pista vrapimi e biçikletash, kënde lojërash për fëmijë, ambiente të gjelbëruara dhe hapësira shërbimi, ky park do të kthehet në një pikë të re takimi për familjet dhe të rinjtë e Elbasanit

R.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Qershor, 15:40

    Si ju duket plani i protestës për të shpërndarë qeverinë e Kuvendin dhe zgjedhja me short mes qytetarëve?