Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga mbledhja e cila u zhvillua këtë të martë me Grupin Parlamentar të PS. Në videon e shpërndarë janë momente nga mbledhja dhe disa nga pikat kryesore të fjalimit të tij ku në focus ishte anëtarësimi i vendit në BE.
“PËR PUNËT E SHQIPËRISË
Më ka bërë përshtypje angazhimi dhe dëshira për të dëgjuar e çdo asambleje faktikisht.
Për punët e Shqipërisë ndryshe nga më parë kur flet për ekonominë, e ndjen nga atmosfera në sallë, që ka një pranim të faktit, që ekonomia ka hyrë në një rrugë që i jep të gjithëve shpresë se ka vetëm përmirësim.
Kur flet për pagat është shumë e qartë që njerëzit janë në gjendje të bëjnë menjëherë verifikimin tek vetja dhe tek të tjerët përreth.
SHQIPËRIA 2030 NË BE
Kjo është sfida e sfidave jo për ne, por është sfida e sfidave për një forcë politike që gjendet me fatin e vendit në duar që ne të mbyllim një varg kapitujsh të historisë duke vulosur përkatësinë europiane të Shqipërisë edhe duke siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
ZGJEDHJET NË PARTINË SOCIALISTE
Ne kemi hyrë në këtë proces për të energjizuar komplet Partinë Socialiste në funksion të zgjedhjeve vendore. Se përballë ne kemi vetëm veten, sfidën që kemi për të realizuar misionin tonë.
”, tha ai ndër të tjera në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
Rama mbledh grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit, u lë porosi takimet me qytetarët! Do të ‘zbresë’ dhe vetë në terren











