Rama publikon pamjet: Gati qendra e re e kardiokirurgjisë te ‘Shefqet Ndroqi’! Ndërhyrjet e vështira në zemër falas për rreth 400 pacientë

Qendra e re e kardiokirurgjisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ e dyta pas QSUT është gati dhe do të hapet së shpejti. Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga spitali “Shefqet Ndroqi”, duke bërë me dije se edhe pak dhe është gati qendra e re e kardiokirurgjisë.

Rama shkruan se ky është një investim për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër që do të jetë falas për qytetarët, për rreth 400 pacientë në vit.

“Mirëmëngjes. Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore. Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend”, shkruan Rama.

Ndërsa shprehet se kjo është qendra e dytë publike e kardiokirgjisë në vend, gjithashtu thekson pavarësisht pandemisë, puna ka vijuar dhe do të vijojë për transformimin e infrastrukturës shëndetësore.

Fillimisht ka qenë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila dy vite më parë bëri me dije planin për hapjen e këtij shërbimi te Shefqet Ndroqi, duke thënë se do të ulet listë-pritja për kryerjen e koronarografive për pacientët me probleme kardiake.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI