Pamje panoramike janë ato që shfaqen në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama nga Bypass-in e Vlorës.

Kreu i qeverisë shkruan se tashmë ky është një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit, dhe gjithashtu është një destiancon i ri për t’u zbuluar.

Baypass-i i Vlorës, nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin.

‘Mirmëngjes dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë. Nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin.’- shkruan Rama.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku inauguruan një ditë më parë Bypass-in e Vlorës.

Ministrja Balluku tha se në këtë rrugë do të ketë përqendrim të madh të Policisë Rrugore, si dhe do të monitorohet e gjitha me radar. Ministrja tha se rruga mund të përshkohet për 20 minuta. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, tha se ky është një lajm i shumë pritur dhe se rruga do të kalohet më një lehtshmëri shumë të madhe. Rama theksoi se ky udhëtim fut në klimën e pushimit çdo vizitor për shkak të pamjes panoramike.

Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Në projekti janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.