Rama publikon fotot nga vizita në SHBA: Mikpritja ishte e shkëlqyer

Rama publikon fotot nga vizita në SHBA: Mikpritja ishte e shkëlqyer

Edi Rama

Pas një vizite 4 ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale edhe fotot nga zhvillimi i takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë përfshirë edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Rama thotw se vlerësimet për Shqipërinë ishin kudo shumë pozitive, ndërsa mikpritja ishte thjesht e shkëlqyer.

‘Vizita në Shtetet e Bashkuara ishte përmbajtësisht e pasur dhe kombëtarisht e dobishme, vlerësimet për Shqipërinë ishin kudo shumë pozitive, ndërsa mikpritja ishte thjesht e shkëlqyer!’- shkruan Rama.

Kriza në Ukrainë dhe roli që Shqipëria do të ketë si bashkëpenmbajtëse me SHBAtë  të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, çuan kryeministrin Edi Rama në SHBA. Kreu i qeverisë e nisi vizitën e tij zyrtare me një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më pas, në ritmet e muzikës tradicionale shqiptare, në një sallë të mbushur me përfaqësues të 193 vendeve anëtare të OKB, Shqipëria organizoi një pritje gala në Neë York me rastin e fillimit të mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndër të tjera të pranishëm në pritje ishin, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Abdulla Shahid, kryebshkiakun e  Neë York-ut, Eric Adams, inistrja për Europën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përfaqësues nga Kongresi amerikan.

Në ditën e dytë të takimeve zyrtare, kryeministri Edi Rama takoi në zyrat e Departamentit të Shtetit në Washington Anthony Blinken, ku diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teksa shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për periudhën kohore 2022-2023, Blinken tha se dy vendet do të punojnë së bashku për çështje shumë sfiduese.

Po ashtu kreu i qeverisë u nderua me një pritje të veçantë në kampusin e Universitetit Georgetown në Uashington të SHBA. Kryeministri mori falenderime të posaçme nga stafi drejtues i Universitetit për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të qeverisë shqiptare në pritjen, strehimin dhe ndihmën e ofruar për 2000 refugjatët afganë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SKY ECC/ SPAK njoftim zyrtar për 21 masat e sigurisë mes tyre dhe për Suel Çelën

Zbërthimi i SKY ECC/ SPAK njoftim zyrtar për 21 masat e sigurisë mes tyre dhe për Suel Çelën