Rama publikon video nga aeroporti i Kukësit: Zoti e ka bërë Shqipërinë për telha, e ka qëndisur në të gjithë trupin e saj! S’duhet të lejojmë që t’i ulet koka përsëri

Rama publikon video nga aeroporti i Kukësit: Zoti e ka bërë Shqipërinë për telha, e ka qëndisur në të gjithë trupin e saj! S’duhet të lejojmë që t’i ulet koka përsëri

Kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Kukësit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video nga aeroporti i ri i Kukësit.

Në fillim të videos së publikuar shfaqen pamje nga lufta e Kosovës, ndërsa në vazhdim dalin pamjet e aeroportit të Kukësit nga ku flet edhe kryeministri Rama.

Ai shprehet se Kosova është veriu i Shqipërisë, dhe se në këtë veri u shkruajt një nga historitë më tragjike, por edhe me fundin më të lumtur.

 “Këtu në Kukës është veriu i Shqipërisë, por nga Kukësi dhe matanë prej andej nga erdhën motrat dhe vëllezërit tanë është veriu i shqiptarisë. Dhe në këtë veri të Shqiptarisë, u shkruajt një nga historitë më tragjike, por edhe me fundin më të lumtur. Historia e spastrimit etnik, por edhe historia e luftës Çlirimtare të Kosovës.”, tha ai. 

Në video së bashku me kryeministrin, shfaqet edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila shprehet se aeroporti i Kukësit do të shndërrohet në një pike të re të zhvillimit ekonomik në vend.

“Kukesi do të kthehet në një pikë të re të zhvillimit ekonomik të republikës së Shqipërisë”, tha Balluku.

Rama gjatë videos nga aeroporti i Kukësit, foli edhe lidhur me bukurinë dhe potencialin e Shqipërisë, duke thënë se Zoti e ka bërë për tehla dhe e ka qëndisur në të gjithë trupin e saj.

Ai u shpreh se ka qenë “dora e mbrapshtë e robit që s’e ka lënë Shqipërinë të ngre kokë”, dhe tani nuk duhet të lejojmë që t'i ulet përsëri, por duhet të bëjmë që koka e vendin tonë të ngrihet lart.

“Zoti e ka bërë Shqipërinë për telha. Duket sikur e ka bërë ditën e diel, ku ka qenë pushim, e ka marrë me nge, e ka qëndisur në të gjithë trupin e saj. Ka qenë robi, dora e mbrapshtë e robit që s’e ka lënë Shqipërinë të ngre kokë, apo që ka bërë disa herë që Shqipëria ka ngritur kokë ia ka ulur përsëri. E tani që Shqipëria po ngre kokë s’duhet të lejojmë që të ulet koka përsëri, por duhet të bëjmë që koka e Shqipërisë të ngrihet më lart, e më lart, e më lartë”, shprehet ai. 

Videoja mbyllet me pamje nga aeroporti i ri i Kukësit. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod