Rama publikon videon: DRSHTRR në Laç nga një godinë që përmbytej në ambiente me standarte europiane! Do rregullohet dhe rruga

Rama publikon videon: DRSHTRR në Laç nga një godinë që përmbytej në ambiente me standarte europiane! Do rregullohet dhe rruga

Projekti për godinën e re

LAÇ- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamje se si dukej Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugorë (DRSHTRR) në Laç, nga një godinë që përmbytej, në një ndërtesë me standarte europiane.

Kreu i qeverisë ka sqaruar se kjo ndërtesë është një prej kantiereve për transformimin rrënjësor të shërbimit për drejtuesit e mjeteve, të Lezhës, Rrëshenit dhe Mirditës, teksa ka vënë në pah dhe ndryshimet që ajo godinë do të pësojë, përfshirë edhe rrugën.

"Për shkak të shirave dhe motit të keq DRSHTRR është përmbytur herë pas here duke rrezikuar godinën, kushtet e punës, sallat e shërbimit dhe arkivat. DRSHTR, investim i ri! Rehabilitim i të gjithë territorit, përfshirë edhe rrugën hyrëse. Zgjidhje përfundimtare e problemit të përmbytjes duke krijuar rrjetin inxhenerik, drenazhim dhe sigurim të rrethimit. Ndërtim i ri me strandarte dhe cilësi të lartë, sisteme sigurie, ndriçim oborri. Arkiv e re për ruajtjen optimale të dokumenteve. Sallë e re e regjistrimit dhe e drejtuesve të mjeteve. Sallë e re e testimit me të gjithë elementët e monitorimit të testimit teorik. Kapanoni i Kontrollit Fizik e Konstruktiv. Mobilim dhe pajisje të reja. Rrjete te reja elektrike, informatike dhe inxhinierike. Sistem kondicionimi dhe ventilimi. Ribrandim dhe unifikim i veshjes strukturore të fasadës në përputhje me imazhin e ri. Me punë dhe vullnet", shkruan Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Frroku: 31/08/2020 11:15

    Ato jane para te shkuara dem. Nese do ti presesh rrugen korrupsionit,nese do t'u sherbesh qytetareve; .Liberalizo kontrollin teknik te automjeteve! Vendos kritere dhe licenso disa kompani apo servise,,te cilat po bejne realisht kontrollin dhe riparimin e automjeteve. Asgje me shume,por sic e ka bota. Keshtu behet puna,kryhet sherbimi,zhduket radha,gjoba dhe korupsioni.

    Përgjigju
  • tironci: 31/08/2020 09:40

    taksirat e keni ma boni dhe mu shpine ne 3D se e qani

    Përgjigju
  • Lexues: 31/08/2020 09:18

    O hajdar!!! Bej nje here rrugen dhe pastaj are godinen qe te merr leket per rrugen..shpres9j qe keto programet qe perdorni per 3d ti keni me licence.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania