Rama publikon videon: Nga kantieri i rilindjes në Laç, ku zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të publikuar nga punimet e kantierit të ndërtimit në Laç, ku po punohet për ngritjen e banesave pas shembjes nga tërmeti tragjik i nëntorit.

"Mirëmëngjes me kantierin e Rilindjes në Laç, ku zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.

Në këtë kantier do të ndërtohen 13 pallate, 309 banesa individuale, shkolla, kopshte, qendër tregtare, 377 vendparkime, hapësira publike.

Programi i rindërtimit vijon në disa zona dhe përpara vitit të ri pritet që shumica e familjeve që janë të prekura nga tërmeti i nëntorit të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:13
Rama publikoi video nga kantieri, Teliti nuk pret: 1 vit nga tërmeti, s'ka asnjë shtëpi të ndërtuar, asnjë shkollë e spital të përfunduar

Pasi kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri i rindërtimit në Laç, ka ardhur menjëherë një përgjigje nga Partia Demokratike.

Sipas PD një vit nga tërmeti nuk ka ende asnjë shtëpi e shkollë të përfunduar.

"Pothuajse 1 vit nga tërmeti, nuk ka asnjë shtëpi të ndërtuar, asnjë shkollë, asnjë spital të përfunduar në Laç. ER nuk mbajti asnjë premtim. Ai shfaqet në sheshet e ndërtimit me regjinë qëndrore të propagandës dhe sapo ai ikën nga sheshi i teatrit të propagandës largohen dhe fadromat për t’u zhvendosur në një shesh tjetër, atje ku propaganda nis shfaqjen e radhës.

Në Laç, një vit pas tërmetit, vetëm janë lidhur kontratat për banesat individuale dhe janë hedhur themelet. Për godinat publike, është paraqitur një projekt në 3D por nuk ka asnjë zbatim dhe asnjë projekt nuk është prokuruar. Nuk ka propagandë dhe regji qëndrore që mund të fshehë të vërtetën", shkruan Teliti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 02/11/2020 11:59

    O gjigand harrove te prezantoje xhamine. Apo te erdhi turp ta prezantoje, se per turp eshte ne fakt. Ne Kurbin nuk ngriten dot xhami osmanllinjte ne 500 vjet e ngriti Erdogani per 5 muaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)