Rama: Puna në Rinas rinisi me kontrollorët turq, nesër vjen edhe grupi nga Greqia! Një pjesë e kontrollorëve tanë janë rikthyer në punë

Rama: Puna në Rinas rinisi me kontrollorët turq, nesër vjen edhe grupi nga Greqia! Një pjesë e kontrollorëve tanë janë rikthyer në punë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mbrëmjen e sotme se një pjesë e kontrollorëve janë rikthyer  në punë, pas thirrjes të bërë nga kreu i qeverisë dhe Ministrja Belinda Balluku.

Rama bëri me dije po ashtu se pas kontrollorëve turq, që mbërritën ditën e sotme duke bërë të mundur rinisjen e fluturimeve esenciale, nesër prite të vijë edhe një grup tjetër nga Greqia.

“Çështja mund  të diskutohet por është një çështje e zgjidhshme tashmë dhe sot kanë filluar fluturimet esenciale dhe nesër vijojnë normalisht. Ne nuk jemi gjendur gafil kemi pasur informacion në lidhje me këtë dhe kemi bërë përpjekje për ti sjellë në vete ato që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzie të shtyrë dhe të orkestruar.Ministrja deri në fund ka qenë në komunikim me ta dhe ne menjëherë kemi vënë në zbatim planin e hartuar. Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmendshëm. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër nga Greqia që pritet të vijë nesër në vendin tonë”, tha Rama në “Log”.

Bllokimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit zgjati më shumë se 24 orë, ndërsa ditën e sotme rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Ndërkohë duke filluar që nga dita e nesërme situata në aeroportin e Rinasit do të kthehet në normalitet dhe do të rinisin fluturimet komerciale me udhëtarë.

Një ditë më parë aeroporti më i rëndësishëm në vend, 'Nënë Tereza' anuloi të gjitha fluturimet, pasi pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. 

Greva në këtë shërbim është e ndaluar me ligj pasi ka rëndësi jetike për qytetarët dhe sigurinë kombëtare dhe për këtë policia ka arrestuar  tre kontrollorë të trafikut ajror,  kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll,si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Kufizimet anti-COVID, Rama: Mund të ketë një zgjerim të fashës orare në muajin e Ramazanit

1584380213_RAMA.jpg

Kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se mund të ketë një zgjerim të fashës orare gjatë muajit të Ramazanit, që fillon më 13 prill.

Ai tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit Teknik të ekspertëve për zgjerimin e fashës së orarit deri në orën 22:00, por shtoi se do të kërkohet shumë kujdes në mënyrë që “mos sabotojmë veten”.  

“Sot akoma ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora policore dhe pse është deri në orën 20:00 një gjë është pak por është e sigurt vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim ndaj reagoj ndaj dasmave të infektimit të opozitës pasi çdo orë që fitojmë zot do na vlejë shumë nesër. Me vaksinimin e mësuesve është bërë një hap i rëndësishëm para. Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një lëshim. I kam kërkuar që ta konsiderojnë mundësinë që për shkak të ramazanit ne ti japim besimtarëve një frymëmarrje dhe nga kjo do të përfitojnë edhe qytetarët e tjerë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten.  Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar”, tha Rama.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve la në fuqi të njëjtat masa anti-COVID që kanë qenë më parë të paktën edhe për dy javë të tjera. Pjesë e masave është ndalimi i grumbullimeve të më shumë se 10 personave, universitetet dhe gjimnazet online (me përjashtim të maturantëve)dhe ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 09/04/2021 09:07

    Nje dashuri qe e ka zene kete me Turqine cok gyzel

    Përgjigju
  • Emilia: 09/04/2021 07:00

    Hec aty gjigand futi mbrenda te gjith te rinasit nuk I heci likes me berishes luli shkret esht kukull fitore

    Përgjigju
  • Endri: 09/04/2021 00:05

    Ore nje pyetje kisha. Si erdhen kta nga turqia kur ska fluturime?

    Përgjigju
    • Sqarim: 09/04/2021 12:38

      Ne nje lajm tjeter thuhet qe: keto jane shtetas Amerikan qe kan ardhur nga Amerika ne Turqi, pastaj Turqi-Mali i Zi, sepse Amerike-Mali i Zi nuk ka linja direkte, nga Mali i Zi ne Rinas me rruge toksore, klm

  • Noli: 08/04/2021 21:33

    Bjerini edhe ca, bjerini daulles se propogandes! Vetem kujdes mos u cahet dhe ngelet shkopi ne dore. Tre mimostra ne aeroport per nje kuti vaksine?! Shqiperia 2021, jo me pak. Te gjithe me surreter si lugati, njeri me zi se tjetri. Femrat me keq se meshkujt. Me keq se gogolet e Dostojevskit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja