Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të ndahen nga organizatorët  e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe tashmë do të përballen me ligjin. Rama bën apel se kush nuk kthehet nesër në punë nuk do të ketë më vend në AlbControll pasi koha kur bëhej rrumpallë ka vdekur përgjithmonë.

"Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!", shkruan Rama.

Më herët kryeministri Edi Rama tha nga Memaliaj se kjo situatë e krijuar nga Kontrollorët e trafikut ajror është i nxitur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, që sipas tij duan të rrezikojnë shtetin. Rama i paralajmëroi qartë ata që ai i quajti si pengmarrësit e aeroportit të Rinasit.

"Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aktiviteti i aeroportit nga një grup i nxitur drejtpërdrejt nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Po përdorin  një gur me emrin Leshko. Kupton edhe një herë se si Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në këtë përpjekje për të rrëzuar Qeverinë tonë, duke rrezikuar shtetin. Kanë bllokuar edhe vaksinimin. Por nuk do t'ia arrijnë. Kanë gjetur Qeverinë dhe Kryeministrin e gabuar. Unë shpresoj shumë dhe u bëj thirrje punonjësve që të kthehen në detyrë një orë e më parë. Paga është ulur si rezultat i pandemisë që ka goditur kudo dhe ka goditur më së shumti sektorin e transportit. Aktualisht e kanë mbi 2400 dollarë dhe nuk pranojnë të punojnë me këtë rrogë. I kanë bërë llogaritë gabim por plani i tyre për të mbyllur aeroportin mundësisht deri në zgjedhje dhe plani për goditjen e sigurisë kombëtare do të dështojë.  Bllokimi i aeroportit bllokon ardhjen e vaksinave, bllokon lëvizjen e qytetarëve. Këta të gjithë janë socialistë, demokratë, me bindje të ndryshme dhe goditen po njësoj në emër të asaj politike ogurzezë për Shqipërinë, ekonominë e këtij vendi, të ardhmen e këtij vendit", tha Rama.

Ditën e sotme kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet  në Aeroportin e Rinasit.

Kjo është cilësuar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku si një grusht shteti që ka prapavijë politike dhe se është i nxitur nga Sali Berisha. Në një intervistë për Report TV ajo tha se organizatorët janë  kallëzuar në prokurori dhe se qeveria ka një plan për rifillimin e fluturimeve shumë shpejt.

Në lidhje me çështjen e presidenti Ilir Meta tha se kontrollorët duhet të nisin punën dhe të mos e ndërpresin atë, ndërsa u bëri thirrje qeverisë, institucioneve dhe ambasadorëve në vendin tonë që të uleshin në dialog për të zgjidhur këto tensione që sipas tij janë artificiale të krijuara nga arroganca e qeverisë.

Ulja e pagave nga 4500 dollarë në 2400 dollarë të kontrollorëve të trafikut ajror ka ndodhur si pasojë e rënies së fluturimeve në aeroportin e Rinasit  për shkak të pandemisë që ka sjellë pezullimin e tyre në të gjithë botën. Nga prilli 2020 paga e tyre ka pësuar ulje pasi vetë trafiku ajror ka rënë me -57 % ose thënë ndryshe aeroporti i Rinasit gjatë viti 2020 ka punuar me 43 % të trafikut ajror krahasuar me 2019.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:53
Valiaj krahason bllokimin e Rinasit, me pushtimin italian më 7 prill: Një herë erdhi nga porti, sot nga aeroporti me urdhër të Metës e Berishës

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar për bllokimin e fluturimeve në Rinas për shkak të kontrollorët e trafikut ajror kanë braktisur detyrën e tyre duke e cilësuar si një pushtim të vendit dhe krahasimin e ka bërë me 7 prillin e 1939 ku Italia pushtoi Shqipërinë  gjatë luftës së Dytë Botërore.

Veliaj shkruan se një herë pushtimi erdhi nga porti, e sot nga aeroporti por me urdhër të Sali Berishës e Ilir Metës.

"Normal, 7 Prill - ç'datë më të gjetur për të tradhtuar Shqipërinë, njëherë pushtim nga porti, sot nga aeroporti, Meta, Berisha, Basha", shkruan Veliaj.

Pushtimi i Shqiperise nga Italia
Ora 21:40
EMRAT/ Pezulluan punën për shkak të uljes së pagave, ja kush janë kontrollorët që kanë ‘marrë peng’ aeroportin ‘Nënë Tereza’

1617823658_kontrolloret1.jpg

Fluturimet në aeroportin e Rinasit u pezulluan ditën e sotme, pasi kontrollorët bllokuan punën, duke shpallur paaftësi, me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje.

Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e kontrollorëve që “kanë marrë peng” aeroportin “Nënë Tereza”.

Emrat e kontrollorëve:

Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja, Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha, Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara