Ndërtimi i Rrugës së Arbrit do të nisë në pranverë të vitit të ardhshëm. 

Është ky premtimi i kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, se në pranverë do të firmoset kontrata me firmën dhe do të çelen punimet.

"Rrugën e Arbrit do ta mbaroj unë si kryeministër. Është në proces. Ka filluar procedura nga Ministria e Transporteve dhe Rruga e Arbrit do të ndërtohet nga ky program financimesh. Në pranverë do të kemi kontratën me fituesin e garës dhe do të çelim punimet. Procedurat kanë elementë të paparashikueshëm, ku për fatin e keq, si deputet i Vlorës, jam dashur të nënshtrohem ndaj zvarritjes së procedurave qoftë për "Lungomaren" qoftë për lumin e Vlorës, projekte me donatorë, por kanë dhe ata procedurat e tyre. Por, edhe donatori tjetër ai i Rrugës së Lumit të Vlorës, ka procedurat e Veta. Sidoqoftë, Rruga e Arbrit është në procedurat e shtetit. Ndaj, viti i ardhshëm do të jetë viti i fillimit të punës, gjysma e parë e vitit të ardhshëm.
 
Për Rrugën e Lumit të Vlorës, jemi në fund të procedurës
", u shpreh Rama. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com