Rama: Qeveria s'është privilegj
që heq dorë, por përgjegjësi

Rama: Qeveria s'është privilegj<br />që heq dorë, por përgjegjësi
​Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD Lulzim Basha lidhur me kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike. 

Kryeministri foli për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së duke deklaruar se qeveria e mandatuar nga populli nuk është privilegj, por përgjegjësi para qytetarëve. 

Ai theksoi se mazhoranca është e gatshme të diskutojë me opozitën adresimin e shqetësimeve për zgjedhjet në Kodin Elektoral nën asistencën e prezencës së OSBE dhe misionit të ODIHR. 

"Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi, jo privilegje të cilat i ke dhe heq dorë. Nga kjo përgjegjësi ne nuk mund të heqim dorë sa kohë jemi mandatuar nga populli për t'iu shërbyer njerëzeve.

Nga ana tjetër, çdo gjë në funksion të adresimit në Kodin Zgjedhor të çdo lloj shqetësimi që mund të ketë opozita në bashkëpunim me OSBE/ODIHR dhe për çdo mekanizëm të ri që mund të krijohet në funksion të garantimit të shqetësimeve"
, u shpreh Rama. 

Rama përsëriti dhe ftesën drejtuar kryetarit të PD, për të nisur dialogun në tryezë. Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i Vettingut janë historike për Shqipërinë dhe fatet europiane të vendit. 

"Vettingu është historik për Shqipërinë që duhet, ndërkohë që është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që kemi që të dialogojmë me opozitën pa e kthyer në lojë kungulleshkash e pa vënë kushte, të ulemi në tavolinë e të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur zgjidhje, për çka opozita pretendon brenda kornizës kushtetuese të vendit dhe në funksion të aspiratës së popullit, jo thjesht për zgjedhje të lira e të ndershme, por edhe për të përcaktuar rrugën e tij si vazhdim i domosdoshëm i rrugës përcaktuar që me rilindasit, Shqipërinë europiane. Shqipëri europiane pa drejtësi europiane nuk mund të ketë. Shqipëri Europiane me kërcënime për dhunë, nuk mund të ketë", tha Rama. 

Pyetje: Çfarë është e gatshme të lëshojë PS?
Edi Rama: Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi, jo privilegje të cilat i ke dhe heq dorë. Nga kjo përgjegjësi ne nuk mund të heqim dorë sa kohë jemi mandatuar nga populli për t'ui shërbyer njerëzeve. Nga ana tjetër, çdo gjë në funksikon të adresimit në Kodin Zgjehdor të çdo lloj shqetësimi që mund të ketë opozita në bashkëpunim me OSBE/ODIHR dhe për çdo mekanizëm të ri që mund të krijohoet në fuknskoin të garantimit

Pyetje: Ata kanë kërkuar qeveri teknike tashmë...s'janë regjistruar në KQZ...
Edi Rama: Unë i qëndroj asaj që kam thënë, zgjedhjet janë të popullit, jo partive. Politikanët mund të regjitrohen ose jo, por s'mund t'i thonë popullit mos u paraqit për të votuar. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim