Rama: Raundi i parë digjet
Berisha s’do reformat në vend

Rama: Raundi i parë digjet<br />Berisha s’do reformat në vend
TIRANË – Kryesocialisti Rama e nisi fjalimin e tij përpara deputetëve socialistë me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai fajësoi qeverinë dhe kryeministrin Berisha për notat negative të këtij raporti.

“Berisha është arsyeja pse Shqipëria merr në raport të hidhur notë jo kaluese për korrupsionin, shantazhet dhe dhunës mafioze ndaj gazetarëvë, sidomos gjatë pas protestës së 21 janarit”, tha Rama.

Nisur nga gjendja aktuale, Rama apeloi për thirrjen e tryezës së partive parlamentare, në të cilën duhet të miratohen 4 pikat: Reforma zgjedhore, reforma parlamentare, heqja e imunitetit dhe zgjedhja e presidentit me konsensus.

“Sigurova trojkën se PS nuk do rreshtë përpjekjet për të hapur rrugët e arsyetimit me të gjitha palët edhe PD për të gjetur zgjidhje për sejcilën prej 4 pikave. Tryeza e dialogut të bëhet një orë e më parë. Nuk themi të bëhen të gjitha menjëherë, as edhe të bëhet gjithcka themi ne. Por, të bëhet gjithcka pa truke dhe imponime. Raundi i parë digjet pa kandidat dhe procesi hyn në një krizë. Dua të shpresoj që të ketë vullnet të mirë nga të gjitha palët që të mos lejojmë krizën”, tha Rama sot përpara deputetëve.

Kryesocialisti ka argumentuar se PS, në 100 vjetorin e Pavarësisë nuk do që Shqipëria të bëhet gazi më i madh i botës, për të mos dështuar 3 herë në kandidaturën për statusin.

“4 pikat tona nuk kanë lidhje me ultimatumet që Berisha i përdor kur kërkon t’i ikë përgjegjësive të veta.

1. Berisha tha se PS do të imponojë numërimin elektronik. E pavërtetë, jemi gati të negociojmë zgjidhjen më të arsyeshme bazuar në propozimin e vetë ODIHR. S’ka hendek mes propozimit tonë dhe qëndrimit të Berishës, por ai e përdor si alibi.

2. Dy anëtarët në KQZ: Kemi kërkuar riformulimin e nenit famëkeq të transparencës së materialeve zgjedhore. Kjo nuk duhet të përsëritet më kurre.

3. Përbërja e Komisionit - KQZ është e damkosur në raportin e DASH. Berisha si mund të pranojë një reformë zgjedhore që nuk garanton largimin e Ristanit dhe anëtarëve dhe zgjedhjen e kryetarit të ri me konsensus.

4. Presidenti - Raundi i parë digjet pa kandidat dhe procesi hyn në një krizë. Por, zgjedhja e krizës do të kërkojë domosdoshmërisht që palët të ulen për të realizuar 4 kushtet që kërkon integrimi”, argumentoi Rama.

Në mbledhjen e së martës, grupi kuvendor socialist ka vendosur se do të marrë pjesë nesër në seancë, ku sipas vendimit të Konferencës së kryetarëve pritet të bëhet votimi i parë për Presidentin e ri.

SALIU LLASTOHET SI TEZE NAZEMADHE
Kryesocialisti iu përgjigj më vonë gjatë pasdites edhe deklaratave të Kryeministrit Berisha në Kryesinë e PD i cili foli për një marrëveshje mes tij dhe Ramës 4 vjet më parë që të zgjedhin presidentin e ri të vendit me 3/5 e votave gjatë tre raundeve të para. “Të bardhën të zezë e të zezën të bardhë Kryeministri e ka mësuar në Shkollën e Enverit, s’ia kalon kush këtu, por unë përsëris: vullnet politik, jo dokrra”, reagoi Rama.

Kreu i PS tha në Tëitter se “reformat i ka mbllokuar Kryeministri” pasi “nuk ka vullnet politik për zgjidhje politike, jo teknicienët e matematicienët. Dialog do të thotë vullnet, jo kafe-muhabet”, tha Rama.

Sipas tij, “Saliu llastohet çuditshëm si teze nazemadhe që po i luten për kafe, ndërkohë që sot tryezën e dialogut politi e kërkon interesi kombëtar”.

(im/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia