Nga forumi strategjik i BLEDI-it, në Slloveni kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus.
‘Sepse jemi njerëz të mirë dhe sepse në kodin tonë, Kushtetutën e parë të shqiptarëve, fjala e dhënë është e barazvlefshme me nderin. Në qoftë se nuk mban fjalën nuk ke më nder kështu që ne ia dhanë këtë fjalë Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara. Ata na kanë dhënë shumë fjalë dhe ndonjëherë i mbajnë dhe ndonjëherë nuk i mbajnë, por kanë një ndjesi tjetër të nderit krahasuar me ne. Ne jemi shumë primitivë me këtë. Lidhur me pyetjen, dua të them se, pikë së pari, Shqipëria është shumë unike edhe këtu. Ne nuk kemi gaz, nuk kemi nevojë për gazin rus. Kjo është arsyeja pse mund të reagojmë shumë fort ndaj Rusisë sepse nuk kemi nevojë për gazin. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjëlloj ndjesie kundrejt Rusisë më sepse në perandorinë sovjetike, monumenti i Stalinit u rrëzua apo u hoq me hijeshi në vitet ’60 ndërkohë që ne e mbajtëm Stalinin ehde pas rënies së Murit të Berlinit. Ne jemi 100% me energji të ripërtëritshme, meqë ra fjala. Prodhimi ynë i energjisë është 100% mbi bazë ujore dhe është shumë mirë kur Zoti është në humor të keq dhe qan dhe është e tmerrshme kur Zoti qesh tërë kohës dhe nuk ka lot sepse stinët e thata nënkuptojnë import dhe importi nënkupton që ndikohemi nga çmimet.’, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Kriza e çmimeve/ Rama nga Sllovenia: Shpresoj që BE të mos bëjë gabimin e turpshëm si në pandemi! Europa të mos dorëzohet së përkrahuri Ukrainën
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 590
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigande të turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
21 Janar, 12:59
-
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje
21 Janar, 12:51
-
14 vite nga vrasjet shtetërore të 21 janarit, Rama: Drejtësia nuk duhet vonuar më! Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur
21 Janar, 08:00
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Hiqet tumori epidural te një paciente 24-vjeçare, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT
20 Janar, 11:46