Kryeministri Edi Rama komentoi në rrjetin social 'Twitter' rrugët hyrëse të kryeqytetit, duke i cilësuar investimet e kryera gllabëruese për buxhetin e shtetit.

"A është një hyrje kryeqyteti kjo? Dhe këto lloj rrugësh kombëtare gllabëronin buxhetin e shtetit e quheshin sukses!", shkruan Kryeministri Rama, ndërsa postoi edhe një foto rreth aksionit të INUK-ut për prishjen e ndërtimeve pa leje në hyrje të kryeqytetit.