Rama: Reforma në drejtësi do kohën e vet, pastrimi i madh nuk bëhet sa hap e mbyll sytë (VIDEO)

TIRANË - Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “me “KÇK”-në "kemi punë jo të lehtë, sepse çerek shekulli nuk mendoi njeri të bëhet reformë në drejtësi”.

Gjatë inspektimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për shërbimet online, duke iu përgjigjur interesimit të një qytetari lidhur me shqetësimin për pezullimin e gjyqeve që kanë lidhje me pensionet, Kryeministri Rama theksoi se “tani reforma në drejtësi po bëhet, por do kohën e vet sepse gjithë ai pastrim i madh nuk bëhet dot sa hap e mbyll sytë e para, e dyta nuk jemi në komunizëm, jemi në demokraci”.

“Pavarësisht gjithë poshtërsive që bëjnë ata, ne nuk e kemi të drejtën të ndërhyjmë më forcë në punën e tyre. Është reforma, pastrimi, ndërtimi i institucioneve të reja, garantimi që ata që do të mbeten aty do të jenë njerëz me integritet që do të sjellë këto që kërkojmë ne, ndryshe nuk bëhet”,- nënvizoi Rama.

Qeveria po përgatit paketën ligjore që pritet të quhet anti-KÇK për të goditur pasuritë e të gjithë atyre që në mënyrë të dyshimtë i kanë shpëtuar drejtësië e kanë përfituar pasuri nga krimi. Të gjithë ata duhet të kthehjnë gjithçka pas, ndërsa subjekt i kësaj paketë do të jenë edhe prokurorët e gjyqtarët që kanë favorizuar kriminelët në 'grahmat' e fundit të vettingut. 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë