Fillimisht fjalën e mori, ministrja e Kulturës, e cila prezantoi dy drejtorët e rinj për të cilët u shpreh se kanë para një sfidë.
Nga ana e tyre dy drejtuesit e rinj premtuan punë për të ngritur në standarde Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Galerinë e Arteve.
“Premtoj se TKOB do të jetë i hapur për të gjithë artistët ku do të ndodhen. Do të jetë mbështetëse kryesore në lidhje me Kosovën për ti ndihmuar e të jemi në krah. Ardhja ime në Shqipëri, ishte pak e vështirë për tu shkëputur nga një vend i gjatë, nuk mund të merret për kompliment. Më duhet të punoj shumë”, tha Ilir Kerni.
MBESHTES REFORMEN TERESORE
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama shprehu gadishmërinë për të mbështetur reformën tërësore në fushën e artit.
“Jam i angazhuar për të mbështetur një reformë tërësore dhe rrënjësore të sistemit tonë të kulturës dhe të arteve ku sot ndihen dhe preken gjurmët e një rrënimi të papranueshëm. Përgëzime për rezistencën e madhe në kushtet kaq të pafavorshme dhe një shfrytëzimi aq të gjatë të injorancës politike mbi botën tuaj. Kam besim se nën drejtimin e Kumbaros dhe ju me të gjithë njerëzit e artit e kulturës për mes dialogut përgjegjësisë reciproke do të hapim një faqe të re të kulturës për mbrotjen e thesarit të trashëgimisë kulturore, promovimin e talenteve, vlerave bashkëkohore dhe rritjen e cilësisë së edukimit artistiko- kulturor. Një reform që do të diskutohet gjerësisht me dy njerëz me histori suksesi jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë atdheut”- deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.
Rama i shprehu falenderime Artan Shabanit e Ilir Kernit për rikthimin me kohë të plotë në atdhe si përgjigje të një apeli që ribëri për të gjithë njerëzit që janë jashtë.
“Shqipëria ka nevojë për talentin, aftësinë, eksperiencën, pasionin e dashurinë në këtë vend dhe do të gjeni gjithë mbështetjen time e qeverisë për të kontribuar në të gjitha fushat. Jam shumë i bindur që do ta çoni në një shkallë më të lartë institucionet. Do të krijoni kushtet ku të ketë më shumë art cilësor e më pak vetëpëlqim provincial më shumë debat të brendshëm dhe më pak mure mes disave e disave, do të shkundin më shumë pluhur e të rrëzoni mure e perde. Qënien tuaj sot e shoh si garanci për ecurinë në drejtimin e duhur dhe si dëshmi të shpresës dhe kurajos së një gjenerate tjetër për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe.”- tha Rama.
Sa i takon këtij takimi Rama tha se ishte i improvizuar me shpejtësi e jashtë protokollit zyrtarë “por ishte shprehja e në nevoje për tju adresuar në këtë sallë vullbnetin e plotë për të ngritur këtë komunitet në nivelin ë vëmendjes dhe respektit që meriton prej qeverisë e meje si kryeminsitër i këtij vendi.
“Ju siguroj se takimet e tjera do të vijojnë dhe pjesë pjesë të gjithë së bashku do të gjendemi në hapësirat e debatit të brendshëm për të përcaktuar përgjegjësitë e palëve, tuajën si protagonist të organizuar dhe krejtësisht të lirë në aktivitetin artistik dhe përgjegjësinë tonë si shtet dhe përfaqësues të një shumice të zgjedhur edhe për të bërë një kthesë në këtë fushë dhe për të pasur një partneritet të bazuar mbi domosdoshmërinë që së bashku të japim frymë e jetë ideve dhe projekteve tuaja. Konkurenca e ideve e projekteve është e lirë e ndershme dhe e hapur për të gjitha gjeneratat grupet e individët pa privilegj me të disave e diskriminimeve të disave duke bërë çmos që prurjet e jashtëzakonshme, talentet e reja të gjejnë hapur dyert e skenave më të mëdha duke nisur nga TKOB e GA.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)