Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me jo kërkesës për ndihmë të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të përfshirë atë që meren me futboll në pakën e ndihmës për koronavirusin. Në lidhje me këtë, në një intervistë për report TV, kreu i federatës Armando Duka, është shprehur:

“Në fakt nuk e kam dëgjuar atë që ka thënë kryeministri sot, por ajo çfarë ne kemi kërkuar është që t’i sigurohet një minimum jetik futbollistëve, një minimum jetij njerëzve që meren me futbollin. Nëse ka keqinterpretime sipas dëshirave të njerëzve nuk bëhet fjalë për futbollistë të pasur, bëhet fjalë për njerëz që duhet të mbijetojnë dhe ta kalojnë këtë situatë. Dhe kur flasim për futbollistë, trajnerë e tjerë… nuk janë vetëm atë të kategorisë Superiore, por janë shumë të tjerë të kategorive më inferiore që futbollin e kanë profesion.”

Ndërkohë për arsyen e nxjerrë nga kryeministri, se nuk i paguan klubet dhe lojtarët për shkak se deklarojnë paga fasoneria Duka është përgjigjur:

“E para kryeministri bën mirë mos ti bëjë këto deklarata sepse e komandon aiq everinë dhe ti kontrollojë. E dyta le t’I japë aq sa deklarojnë. Nëse deklarojnë sa një fason, le t’u japë sa një fason.”

Sakaq, ditë më parë Duka ka njoftuar se dy pjestarë të federatës janë të prekur me koronavirus.

“Po kemi patur dy raste të infektuar me COVID, të cilët të dy e kanë kaluar dhe kanë rezultuar negative tashmë.”

Në fund Duka shtoi se në federatë po punohet me staf të reduktuar dhe në këto kohë po bëhet maksimumi për terrenin, që mbehet fusha ku demostrohet futbolli.