Kryeministri Rama ka publikuar një video nga punimet e rrugës së Arbrit për të cilën ai shprehet se do të përfundojë në verën e vitit 2021.

Ai shkruan se kjo rrugë do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës.

"Mirëmëngjes dhe me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbërit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë" - shkruan Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
'Rruga e Arbrit gati në verën e ardhshme', reagon ish-deputetja e PD: Duhet të kishte përfunduar, do ta ndërtojmë ne

Videos së publikuar sot nga Kryeministri Rama me pamje nga punimet e rrugës së Arbrit për të cilën ai premton se do të përfundojë në verën e vitit 2021, i është përgjigjur me një akuzë ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi.

Ai shprehet në rrjetet sociale se Rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Edi Ramës, por ai vazhdon të mashtrojë dibranët dhe qytetarët e tjerë me video 3D.

"Rruga nuk ka mbaruar, sepse Edi Rama është një kryeministër i dështuar, që për 8 vjet, nuk bëri asgjë për zonën e Dibrës.

Rrugën e Arbrit e gjeti të nisur dhe jo vetëm nuk e ka mbaruar pas 8 vjetëve, por e ka trefishuar vlerën e punimeve. Edi Rama nuk di të punojë as për Dibrën as për Shqipërinë. Rruga e Arbrit është e destinuar të ndërtohet nga Partia Demokratike.

Ne që e nisëm, ne do ta mbarojmë dhe paratë e vjedhura me tendera të fryrë do t’u kthehen qytetarëve", shkruan Çupi në rrjetet sociale.