Kryeministri Edi Rama deklaroi sërish nga foltorja e Kuvendit se nuk do të negociojë me opozitën kërkesën e tyre për qeveri teknike. Rama tha se kjo qeveri është mandatuar nga vota e qytetarëve dhe do të jetë në detyrë deri në ditën e mandatimit të qeverisë së re.
Ai ftoi opozitën të ulet në tryezë dhe të propozojë ndryshimet në Kodin Zgjedhore për të rritur besimin e saj te procesi elektoral i 18 qershorit.
"Ne nuk negociojmë për mandatin që na ka dhënë populli. Mandati skadon ditën e krijimit të qeverisë së re. Përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin, janë përpjekje për të goditur destabilitetin e vendit, për të futur vendin në një rrugë paqartësie. Asgjë s'do të ndodhë tjetër, veç asaj që përcakton kushtetuta si detyrim për përfaqësuesit e tyre që të paraqiten përpara tyre me ofertat të cilat gjykohen prej tyre. Ne jemi angazhuar që në fillim për të bërë një reformë zgjedhore shteruese lidhur me të gjitha rekomandimet e bëra nga arbitri ndërkombëtar OSBE/ODIHR. Dhe kemi qenë e mbetemi të hapur për çdo ndryshim tjetër në ligjin e zgjedhjeve, apo ligjet e tjera që mund të lehtësojë psikologjikisht PD dhe mund të hapë rrugën për të hyrë të gjithë së bashku në zgjedhje përpara shqiptarëve", u shpreh Rama.
Sa i takon kërkesës së PS-LSI drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive politike, Rama tha se ishte një lëvizje vullnetmirë për të përfshirë opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit.
Rama sqaroi edhe arsyen pse koalicioni i majtë nuk u regjistrua në KQZ, ndërsa garantoi se boshti i koalicionit të majtë do jetë PS-LSI. Lidhur me zgjedhjen e Presidentit, Rama shtoi se maxhoranca është në pritje të konsensusit të opozitës.
Gjatë seancës pati debate edhe mes deputetit socialist Taulant Balla me deputetët e LIBRA-s Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.
Seanca e Kuvendit të Shqipërisë
Ora 12:25 Rama: S'negociojmë për qeverinë, PD të vijë të ndryshojmë Kodin
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish nga foltorja e Kuvendit se nuk do pranojë të negociohet për qeverinë teknike.
Ai tha se mandati i kësaj qeverie skadon ditën e krijimit të qeverisë së re. Kreu i qeverisë ftoi opozitën që të ulet në tryezë dhe të propozojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor me qëllim rritjen e besimit te zgjedhjet.
"Ne nuk negociojmë për mandatin që na ka dhënë populli. Mandati skadon ditën e krijimit të qeverisë së re. Përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin, janë përpjekje për të goditur destabilitetin e vendit, për të futur vendin në një rrugë paqartësie. Asgjë s'do të ndodhë tjetër, veç asaj që përcakton kushtetuta si detyrim për përfaqësuesit e tyre që të paraqiten përpara tyre me ofertat të cilat gjykohen prej tyre. Ne jemi angazhuar që në fillim për të bërë një reformë zgjedhore shteruese lidhur me të gjitha rekomandimet e bëra nga arbitri ndërkombëtar OSBE/ODIHR. Dhe kemi qenë e mbetemi të hapur për çdo ndryshim tjetër në ligjin e zgjedhjeve, apo ligjet e tjera që mund të lehtësojë psikologjikisht PD dhe mund të hapë rrugën për të hyrë të gjithë së bashku në zgjedhje përpara shqiptarëve.
Kjo do të thotë që jo vetëm kemi dakordësuar shumë kohë më parë me OSBE-në e cila ka asistuar komisionin e reformës zgjedhore qe në krye të hers çdo pikë të kërkuar nga raporti i OSBE/ODIHR por kemi pasur të gjithë durimin, zemërgjerësinë përtej çdo kufiri të krahasueshëm me vitet e shkuara, për t'i lënë PD-së mundësinë të ulet në tavolinë, të propozojë për të votuar Kodin Zgjedhor. Kemi mundësinë që ta votojmë edhe ne, se i kemi votat për të adoptuar rekomandimet e OSBE/ODIHR".
Sa i takon kërkesës së PS-LSI drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive politike, Rama tha se ishte një lëvizje vullnetmirë për të përfshirë opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit.
Rama: PS-LSI, aksi strategjik i koalicionit
Rama sqaroi edhe arsyen pse koalicioni i majtë nuk u regjistrua në KQZ.
"Një letër që nuk synon të detyrojë KQZ të marrë një vendim unilateral, apo me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore, por që synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të koalicionit që deri në fund ti japim mundësi PD dhe partive rreth saj që të hyjnë në zgjedhje. Ne nuk kishim asnjë motiv që të regjistronim koalicionin duke i mbyllur përfundimisht rrugën PD se do ishte njësoj si të mobilizohet fronti antifashist për të luftuar 1 mijë copë kolaboracionistë që kanë mbetur në fushë”- tha Rama.
Edhe pse afatet ligjore për regjistrimin në KQZ janë djegur tashmë, Rama garantoi se boshti i koalicionit të majtë do të jetë PS-LSI.
”Ata që e kanë shpresuar dhe bërë çmos ta godasin këtë aks që ditën e parë janë zhgënjyer e do vazhdojnë të zhgënjehen. Nëse në këtë proces ka pasur qasje të ndryshme nga ne dhe partnerët tanë strategjik në koalicion nuk ka nënkuptuar asnjë sekondë ndonjë lëvizje nga marrëdhënia kontraktuale me 1 milionë njerëz që na votuan për të qeverisur me këtë koalicion, por shprehje e dy opinioneve të ndryshme me si mund të lehtësohet rruga e zgjidhjes për të nxjerrë PD nga një qorrsokak ku u fut vetë”- tha ai.
Ora 11:55 Balla: Zgjedhjet, Presim te regjistrohet e PD. Blushi viktimizohet për partizën e tij
“KQZ është i vetmi autoritet i zgjedhjeve. Shqipëria bën përjashtim nga shumë vende të tjera ku nuk ka autoritet për zgjedhjet, është KQZ dhe komisionet zonale e kqv dhe i takon KQZ të shprehet për këtë cështje.
Pjesëmarrja e PD në këto zgjedhje, kur ka një vullnet politik të këtij niveli dhe të shprehur dhe në KQZ, unë nuk e kuptoj.
Në zgjedhje parlamentare paraqiten listat për deputetë, ky është afati më procedural ndaj ti Blush, mos u viktimizo. Nuk të ka krijuar askush problem për partizën tënde, je regjistruar ndër partitë e para, por duhet të kuptoni shumë qartë që është dhe dëshira jonë e vullneti ynë që dhe në tunelin e cadrës ku ka hyrë PD t’i mundësohet regjistrimi në zgjedhje. KQZ duke respektuar afatin limit i ka të gjitha mundësitë të mundësojë deri datën 29 regjistrimin edhe të PD apo dhe të partive të tjera opozitare. Është shumë e rëndësishëm gjithashtu që të themi dy fjalë për vajtimin sa i përket zgjedhjet së presidentit”.
Ora 11:50 Balla: E zgjidhnim që dje po të donim, por duhet PD. Presidentin e duam dinjitoz e konsensual
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga kampi socialist ku replikën me Blushin e ka bërë Taulant Balla. Sipas Ballës, PS dëshiron një president dinjitoz me konsensusin e PD ndaj është në pritje të kësaj të fundit që t’i japë fund bojkotit. Balla tha se PS po të dojë e zgjidhte që dje me forcën e kartonit, Presidentin, por nuk dëshiron të tregojë padurim, pasi është një forcë politike që gjithmonë ka dëshmuar maturi. Në replikë nuk mungon as ironia për Presidentin Nishani.
“Por të na akuzosh seancë për seancë për arrogancë dhe ndërkohë sot të akuzosh përsëri që ne nuk po shfrytëzojmë maxhorancën e cilësuar në Kuvend, kjo është mungesë vijueshmërie në mendim. Mund ta zgjidhnim presidentin ne që dje, se sot mbaron kjo seanncë është një tjetër që procedon zgjedhjen e presidentit. Por ne e kemi thënë që në fillim që Shqipëria meriton një president dinjitoz, kur në një situatë si kjo meritonte të kishte një president që të kishte paanshmëri. Në një situatë si kjo të kishte një president efikas për të gjitha palët dhe për t’i ulur në tavolinë dhe në rast se partia nga vjen e kishte gabim të tregonte maturi.
Ne po tregojmë maturi e durim dhe nuk po tregojmë forcën e kartonit dhe e theksoj, ne duam një president dinjitoz. Ne e dimë që kjo nuk ju intereson kjo situatë, por ne duam që këtë proces demokratik të zgjedhjes së presidentit ta ushtrojmë si një celës që dhe PD të vijë dhe të zgjedhim një president konsensual”.
Ora 11:40 Meta: Kërkesa, i dhamë një mundësi opozitës
Me Ben Blushin replikoi kreu i Kuvendit Ilir Meta. Ai tha se kërkesa për shtyrjen e afateve të koalicioneve ishte vullnet për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale
Meta tha gjithashtu se maxhoranca po pret kontributin e opozitës për zgjedhjen e Presidentit.
“Nuk marr përsipër të intepretoj çështjen e procedurave por kam përshtypjen se vullneti ka qenë për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale për t'i dhënë mundësi partive dhe koalicioneve të përfshihen për garën e 18 qershorit. Dhe për çështjen e presidentit qëllimi ka qenë jo për të dështuar raundet por mosparaqitja e kandidatëve vjen për të treguar vullnetin për të bashkëpunuar me opozitën. Është në interes të të gjithëve që zgjedhjet të bëhen me opozitën", tha Meta.
Ora 11: 25 Blushi: Rama-Meta skenar për zgjedhje të parakohshme
Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi, akuzoi nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta se po përgatiten ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Blushi tha se ky skenar nuk e zgjidh krizën politike në vend, ndërsa theksoi se maxhoranca e ka emrin e Presidentit të ardhshëm porr nuk e publikojnë. Sipas tij, kreu i ri i shtetit do jetë një figurë e kapur politikisht.
Sa i takon kërkesës së PS-LSI për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve, Blushi tha se është një përpjekje për të prishur zgjedhjet e 18 qershorit.
"Po djegin raundet e zgjedhjes së Presidentit sepse duan zgjedhje të parakohshme. Por zgjedhjet e parakohshme nuk zgjidhin asgjë.
Doni ta zgjidhni presidentin pas zgjedhjeve? Dikush nga këta të dy mund të shkojë president.
Do shkoni në koalicion bashkë? Por kjo nuk e zgjidh krizën.
Do i lusja ata në çadër të vinin në zgjedhje sepse përndryshe nuk ka kuptim. Nëse në 18 qershor disa nga partitë tona nuk marrin pjesë, 120 mandate, e patë çfarë ndodhi në Turqi?, ndryshon kushtetuta dhe kthehet në pronar me 120 mandate ai. Prandaj PD duhet të kthehet në zgjedhje me çdo kusht. Si mund t'ua lëmë në dorë Republikën me 120 mandate nga 140?
Ai do që ta ketë 18 qershorin referendum për vete. Ai s'mendon se është individ, por e quan veten çështje. Po shkelni ligjin, po prishni 18 qershorin, po lini vendin pa President. Jepni një kandidat ta njohin njerëzit kush do jetë ky njeri.
Kjo krizë deri sot është një krizë pallati, luhet në një pallat politik, në pallatin e politikës shqiptare. Janë tre ccadra, e kryeministrit, kuvendit, bulevardit. Por për fat të mirë është krizë pallati. Nëse zgjat përtej 18 qershorit, nga krizë pallati shkon në krizë populli. S'do doja kurrë të ndodhte. Në 97 populli doli në rrugë për t'u mbrojtur. Populli është në shtëpi, do të mbrojë pronën e vet. Nëse ftojmë popullin në krizë, mijëra vende pune do humben, shpresat e njerëzve do zbehen".
Ora 11:00 Zgjedhjet, Kuvendi miraton sot ndarjen e mandateve në qarqe
Kuvendi do të miratojë seancën e sotme ndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore.
Rendi i ditës i seancës ka përfshirë pikërisht pr/vendimin "Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017”(neni 73 – 77 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).
Harta elektorale ka pësuar disa ndryshime në raport me 4 vite më parë. Kjo pasi qarkut të Kukësit, Beratit dhe Korçës i është reduktuar një mandat deputeti, të cilët i janë shtuar dy Tiranës dhe një Durrësit.
Sipas ndarjes së re, Tirana bëhet me 32 mandate, Durrësi 14, ndërsa Kukësi nga 4 do të ketë 3 mandate, Korça nga 12 në 11 dhe Berati 7 mandate nga 8 që ka pasur në zgjedhjet e fundit.
Ndryshimet në qarqe vijnë si rrjedhojë e lëvizjeve demografike të popullsisë ku ka rritje të numrit të votuesve në qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit.
Rendi i ditës sot në Kuvend