TIRANE- Reforma në drejtësi është një nga prioritetet kyçe të qeverisë në mënyrë që të mundësohet integrimi i vendit në BE. Gjatë një konference të përbashkët me kreun e KE-së, Jose Manuel Barroso, në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, gjykatë kjo e ndërtuar me fondet e BE-së, kryeministri Rama theksoi rëndësinë e kësaj reforme. Sipas kreut të qeverisë “me gjendjen aktuale të gjyqësorit në vend, Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE”, duke u shprehur kështu se duhet të vijohet me reformat në këtë fushë.
 
“BE përmes komisionit ka bërë në gjithë këto vite shumë për vendin tonë. Kontributet e drejtpërdrejta për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve kanë qenë të shumta. Dhe dita që presidenti Barroso ka zgjedhur të vizitojë këtë institucion të ndërtuar me kontributet e KE, është më shumë se sa simbolik dhe lidhet me sfidën e jashtëzakonshme që kemi të gjithë së bashku për të kaluar nga një fazë e një drejtësie primitive në një fazë të drejtësisë evropiane.
 
Duam të kalojmë në një fazë ku drejtësia të jetë një sfidë e fituar. Shqipëria në këtë gjendje të sistemit të drejtësisë nuk mund të bëhet anëtare me të drejta të plota të BE. Ndaj ne duhet ta adresojmë jo si një reformë të koalicionit qeverisë, por si reformë e të gjithëve. Është një reformë e të gjithë aktorëve, ku pa praninë e të gjithëve nuk mund të funksionojë.

Duhet të ndërmerren të gjithë hapat e domosdoshëm që të kalojmë në një fazë të re në sistemin e drejtësisë. Kjo reformë është një sfidë që ne do ta fitojmë së bashku falë ekspertizës së BE, misionit EURALIUS, dhe mekanizmave të tjerë që plotësojmë mozaikun e përpjekjeve për të realizuar këtë reformë”, tha Rama.
 
Edhe presidenti i KE, Barroso theksoi rëndësinë e vijimit të reformave në këtë fushë, duke u shprehur se është me rëndësi rritja e bashkëpunimit nëpërmjet institucioneve. Sa i takon marrjes së statusit të vendit kandidat, Barroso u shpreh se ky proces është rezultat i punës së bërë nga Shqipëria dhe shqiptarët në të gjitha fushat.
 
barroso

“Java e kaluar ka qenë lajm i mirë për Shqipërinë, e në veçanti për integrimin e vendit në BE. U arrit një moment historik kur Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat, që është rezultat i përpjekjeve të vetë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ishte puna e bërë në të gjitha fushat, përfshirë edhe punën e bërë në gjyqësor, dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo gjykatë e cila ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më është thënë se kohët e fundit kompetencat e kësaj gjykate janë shtuar më tej, duke përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë, apo edhe gjyqtarëve. Kjo vë theksin në luftën që duhet vijuar me tej kundër këtyre fenomeneve.

Ne besojmë se për këtë nevojitet bashkëpunim më i madh mes institucioneve. Gjykata më vete nuk do të funksiononte pasi ka një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimit të rolit të ligjit në vend. BE është krenar për rolin që ka luajtur në këtë drejtim.
 
Kjo ndihmë që ne kemi dhënë ne fushën e sundimit të ligjit apo ligjit të së drejtës 125 mln euro asistencë financiare. Në takimet e zhvilluara sot kam theksuar rëndësinë e forcimit të sistemit gjyqësor në vend. Gjykata dhe gjyqësori është tepër i rëndëisshëm në konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend” tha presidenti i KE, Barroso.
 
Rama: Çekiçi në duart e gjyqtarit, instrument për të dhënë drejtësi
Kryeministri Rama u shpreh se reforma në drejtësi duhet të bëhet realitet në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve tek sistemi gjyqësor. Sipas kreut të qeverisë edhe ata që japin drejtësi duhet të mos bëhen shkelës të ligjit, por të kontribuojnë në forcimin e ligjshmërisë.
 
“Çekiçi në duart e gjyqtarit të jetë instrumenti nëpërmjet të cilit të bëhet dhe të jepet drejtësi, dhe të mos lejohen ata që vrasin, që me një të rënë të çekiçit të dalin prapë në rrugët e qytetëseve dhe kryejnë sërish vrasje.
 
Çekiçi në duart e gjyqtarit të jetë instrumenti nëpërmjet të cilit të bëhet dhe të jepet drejtësi, dhe të mos lejohen ata që vrasin, që me një të rënë të çekiçit të dalin prapë në rrugët e qyteteve dhe të kryejnë vrasje.
 
Kërkojmë që reforma të bëhet realitet, dhe njerëzit e drejtësisë të mos mendohen si shkelës së ligjit apo kushtetutës për të lehtësuar rrugët e krimit, dhe duke u bërë bashkëfajtorë në krim. Ne do vijojmë punën intensivisht për këtë reformë”, tha Rama.

rama
 
Zaganjori: Reforma në drejtësi, me rëndësi për të rritur besimin e qytetarëve
Ndërsa kryetar i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori në fjalën e tij tha se është me rëndësi vijimi i reformës në drejtësi, pasi besimi i qytetarëve në gjyqësor është i ulët. Gjatë vizitës së Jose Manuel Barrosos në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Zaganjori falënderoi Presidentin e KE për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë, si dhe për projektet që BE ka financuar dhe realizuar në vendin tonë.
 
“BE ka kontribuar në krijimin e një sistemi solid në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
 
“Falendeëroj z.Barroso për mbështetjen që BE i ka dhënë Shqipërisë edhe në sistemin e drejtëesisë, dhe mjaft projekte për përmirësimin e punë së gjykatave. Shprehu falënderim edhe për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Ne do të fokusohemi tek reformat e sidomos ato në drejtësi. Pavarësisht reformave të bëra, ka ende problematika. Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë shfaqet ende problematik. Dhe ne do vijojmë reformat në këtë drejtim”, Xhezair Zaganjori.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)