Kryeministri Rama dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane kanë përmbyllur sot fushatën e tyre elektorale në qytetin e Devollit. Rama ironizoi edhe kandidatët e PD duke thënë se janë të pa shkolluar dhe gjithashtu duke cituar edhe lajmin që qarkullon në media ditët e fundit lidhur me cv e tij ku thuhet se di të përdorë shumë mirë Internet Explorer.
“Kandidatët e pd janë të pashkollë Me ca do i bëjnë të gjitha punët këtu këta të PD me një kalama që di të përdorë shumë mirë Internet Explorer. Me ca do ti uli taksat me Internet Explorer.Apo do i’ua sjelli nga internet Explorer naftën më të lirë se dhallën. Hajde internet Explorer hajde. Hajde PD hajde.Juve qeshni por nuk është për të qeshur ne duhet të qajmë në kor për PD”-u shpreh Rama
Rama duke kërkuar mbështetje për kandidatin e majtë tha se veprimi i duhur është vota për rilindjen urbane dhe jo për shkopin e shqupit e për drejtimin e paditur.
“Ta mos e çojmë votën për të mbajtur me gajret anëtaret e trupës së cirkut të shqupit. Doni shkopin e shqupit apo rilindje urbane këtu. Me një opozitë në drejtim të paditur kostot i ka populli”- u shpreh Rama gjatë fjalës së tij
Në përfundim Rama theksoi edhe njëhërë atë çka ka theksuar gjatë gjithë fushatës së tij në mbarë vendin se këto janë zgjedhje për familjet për problemet e familjes nuk janë për partitë dhe parlamentin.
/Shqiptarja.com

VIDEO