Rama: Saliu, zakoni që nuk ndërron qime... ndërsa Luli qimja që nuk bëhet dot zakon (VIDEO)

Dy vjet pas marrëveshjes më Bashën, nga e njëjta godinë ku e firmosi atë, në Pallatin e Kongreseve, Rama e konsideron të dështuar.

"Pse kemi qenë ne shumica qeverisëse më e hapur, ne që jemi sot këtu dhe më dorë shtrire ndaj opozitës në këtë histori 30 vjeçare?! Sepse askush, asnjëherë, jo se ka bërë, por nuk e ka imagjinuar atë që bëmë ne në 2017 dhe pse e bëmë?

E bëmë që të mbyllej përgjithnjë çadra e politikës së mbrapsht që çmendet për të të çmendur, me qëllim që t’i afrohet pa votë pushtetit, që nuk merr dot me zgjedhje. Por ja që siç e shohim dhe e shohin të tërë, nuk funksionoi. Dhe jo vetëm nuk funksionoi, por doli më keq sepse filloi shiu. Çadrat u shtuan si kërpudhat. Kërpudha tek parku i Kryeministrisë u shkatërrua dhe filluan bombat mbi derën e kryeministrisë. E tërë këtë gërdi të re, thonë me pathos se e bëjnë që të mos përsëritet më kurrë ajo që u bë në 2017 dhe që i dha këtij populli në fakt, zgjedhjet më të qeta e më të mira, pa diskutim, në çdo aspekt, plus i dha vendit mundësinë e një kapërcimi të rëndësishëm në një stad tjetër të marrëdhënieve qeveri-opozitë, por ja që këta në vend se të qëndronin dhe sëbashku të ndërtonim mbi atë stad tjetër, përsërisin pa pushim që nuk e përsërisin kurrë atë mëkat, pra këtë herë avazi i vjetër, ka rifilluar nga një stad i ri marrëzie. Kurrë më një tjetër marrëveshje me dialog, por një pengmarrje e procesit demokratik me bomba deri kur të iki ai që nuk e mundim dot me zgjedhje.

Dëgjoni këtë që po ju them. Ajo marrëveshje nuk funksionoi dhe asnjë marrëveshje si ajo nuk funksionon, sepse në fakt Partia Demokratike ka ndërruar qime, por jo zakon. E kuptohet, zakoni është Saliu që nuk ndërron as qime, ndërsa Lulzimi është vetëm qimja që nuk bëhet dot zakon.

Por hera e fundit kur forca e atij zakoni të mbrapshtë mund t’i imponojë, Partisë Socialiste të Shqipërisë ka qenë viti 2011 i Tiranës dhe deri kur Partia Demokratike nuk do heqë dorë nga ai zakon, nuk do ketë asnjë shans ta sfidojë dot, as Partinë Socialiste si alternativë qeverisëse, as shtetin që po ndërtojmë e mundime e me peripeci të mëdha", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: S'iki nga detyra, nuk e lë në mes luftën e nisur! Kush prek zgjedhjet i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA e BE


r.k./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve