Në takimin e sotëm ku u prezantua plani i masave të marra nga qeveria për mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik, kreu i qeverisë, u fokusua tek zënies së hapësirave publike në bregdet dhe shndërrimi i tyre në shërbim të subjekteve private, duke theksuar se e drejta e administrimit të plazhit i takon në radhë të parë atij që ka plazh përpara investimit që ka bërë vet. Por tha, Rama, - "në rast se nuk e dëshiron ta marrë ai me qera atëherë të tjerë do ta marrin sepse do të mbarojë historia që vjen një zaptues që në bashkëpunim me kryetarin e komunës merr gjithë plazhin dhe mbyll derën për të tjerët".
Rama: Plan i detajuar per te pasur plazhe te pastra, qeveria Berisha ndihej mire mes plehrave
“Nuk besoj se ka ndonjë gjë për të festuar për qeverinë dhe kryeministrin kur fillon sezoni turistik siç fatkeqësisht tradita ka qenë, dhe as nuk do të premtoj çudira sepse besoj që edhe kjo do të ndryshojë. Sa herë filolon vapa qeveria është bërë zakon të shfaqet për të premtuar cudira dhe për të folur për mrekullira që do të ndodhin në sezonin turistik, ndërkohë që për ne fillon si një sfidë e parë për një qasje të re dhe një cilësi të re të turizmit në vend. Nuk është meritë e asnjë qeverie që turizmi pavarësisht gjithë pengesave që i ka krijuar robi funksionon falë bujarisë që ka pasur Zoti me këtë vend të bekuar që i ka të gjitha ato që i duhen për të qenë një histori suksesi në fushën e turizmit, ne kemi nisur punën që në dimër me pastrimin e çlirimin e gjithë territoreve ku pritet të vijnë turistët nga plehrat. Të kemi më në fund plazhe të pastra, rrugë nacionale të pastra, një fillim të ri në raportin mes turistit dhe vetë plazhit dhe natyrës. Është bërë një plan i detajuar, civil dhe ushtarak, por një plan mirëfilli ushtarak në kuptimin e përpikmërisë së ndarjes së forcave në gjithë hartën turistike të Shqipërisë. Nuk flas vetëm për FA por edhe të tjera forca që do t’i bashkangjiten non stop këtij operacioni. Sot FA janë të justifikuara dhe plotësisht të respektuara të marrin pjesë në një operacion të kësaj natyre sepse emergjenca e plehrave në Shqipëri nuk është aspak më e vogël se ajo e përmbytjeve dhe tërmeteve. Pavarësisht se kemi pasur që qeveri që jo vetëm si kanë bërë përshtypje plehrat por është ndjerë edhe mirë mes plehrave”, tha Rama.
Rama: Fund plazheve 100 % private, i rikthejmë detin shqiptarëve
“Ne kemi marrë një vendim qeverie dhe do të ndajmë qartësisht territoret dhe përgjegjësitë. Nuk do të ketë asnjë plazh ku 100 % ligjin do ta bëjë private. Privati do të marrë një kontratë me pushtetin vendor të drejtën për ta shfrytëzuar një pjesë të kuadratit që do të mirëmbajë. Do të pastrojë edhe pjesën ku do të vë shezllone dhe cadra edhe pjesën ku nuk do të ketë shezllon. Historia e shqiptarit që të prekë rënë e det duhet të paguajë lekë do të marrë fund. E di që do të ketë edhe konflikte me psuhtetin vendor që e kanë trajtuar plazhin në mënyrën më të patolerueshme, por ne nuk do të tolerojmë asnjë. Plazhet janë të cdo shqiptari pa detyrim që të paguajë para që të shkojë nëpërmjet plazhit dhe të futet në det”.
Rama: Ke hotelin, por pamjet para tij e administron dikush tjetër
Rama tha se nëse sot një insvetitor ka hotelin në bregdet, atëherë rëra që ka përpara hotelit të tij fillimisht duhet t’i ofrohet këtij subjekti për ta administruar atë, dhe nëse ai refuzon atëherë kjo mund t'i ofrohet një tjetër subjekti.
“Vlen bashkëpunimi mes pushtetit vendor dhe privatit, e drejta e administrimit të plazhit i takon në radhë të parë atij që ka plazh përpara investimit që ka bërë vet. I pari që duhet pyetur është personi që ka plazhin përpara hotelit. Në rast se nuk e dëshiron ta marrë ai me qera atëherë të tjerë do ta marrin sepse do të mbarojë historia që vjen një zaptues që në bashkëpunim me kryetarin e komunës merr gjithë plazhin dhe mbyll derën për të tjerët. Vetëm nëse refuzon kjo i jepet dikutj tjetër me të gjitha kriteret”
Rama: Ndërtimet pa leje krim mjedisor, jo më përgjegjësi e “çetës” së inspektoprëve por e Policisë së Shtetit
“Historia e inspektorëve të ndërtimit që vrapojnë sa andej këtej në Shqipëri ndërsa qindra grushte ngrihen për të goditur ligjin do të marrë fund. Ndërtimi pa leje do të konsiderohet vepër penale, është, por krim dhe çdo krim mjedisor që godet natyrën do të jetë pjesë e punës së përditshme të Policisë së Shtetit. S’do të jetë më çështje e një Inspektoriati fillikat që bredh nëpër Shqipëri si një çetë që s’mund ta përballojë fluksin e madh dhe ne se përballojmë këtë flusk paligjshmërie duke rritur numrin e inspektorëve të ndërtimit se do na duheshin 100 mijë”.
Rama: S’ka më barsaleta na vizitojnë 3.4 mln turistë…as 1 mln s’kanë qenë se i bie 10 herë më shumë se ushtarët e Sulltan Muratit
“Kemi vendosur t’i japim fund barselëtës se vijnë 3.2 milionë turistë deri në 3.4 por t’i japim fund që këta t’i quajmë të gjithë turistë, se pastaj i bie që ne të gjithë këtu jemi turistë. Shqipërinë s’e kanë mësyrë ndonjëhërë 1 mln turistë, 10 herë më shumë se ushtarët e sulltan Muratit, por sigurisht Shqipëria ka potencial për të pasur 1 mln turistë, por duhet te fillojë sot nga pastërtia.
Tahiri: Policia gati për sezonin turistik
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke folur në prag të sezonit turistik, tha se policia ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë së qytetarëve. Në këtë kuadër Ministri Tahiri tha se lind nevoja për organizimin dhe riorganizimin e policisë në prag të sezonit turistik.
Ai tha se qeveria parashikon një fluks prej rreth 3.5 milionë qytetarës të huaj dhe të brendshëm gjatë verës, ndërsa shtoi se për sigurinë e tyre të gjitha strukturat e policisë do të jenë në gatishmëri
“Në vlerësimin tonë policia e shtetit me një sërë masash në sezonet turistike, që janë mbajtur parasysh lidhur me sigurinë. Duke parë edhe prioritetin e qeverisë, lind nevoja për organizimin dhe riorganizimin e policisë në sezon turistik. Ne parashikojmë si fluks turistik të huaj e shqiptarë rreth 3.5 milionë qytetarë. Periudha me fluks të lartë mbetet 1 korrik-15gusht duke adoptuar edhe policinë lidhur me këtë periudhë.” tha Tahiri
Duke folur për masat e marra nga policia e shtetit, ministri Tahiri theksoi se janë krijuar stacione policie të përkohshme në zonat turistike që nuk kanë si dhe janë vënë në dispozicion 210 mjete transporti dhe 17 mjete detare për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
“Rritja e sigurisë rrugore, dhe parandalimi i aksidenteve, nëpërmjet kryerjes së shërbimeve të drejtpërdrejta në akset e qyteteve turistike. Rritja e standartit të shërbimit në hyrje-daljet e turistëve. Krijimi i njësive policore të përkohshme dhe të lëvizshme në zonat turistike. Riorganizimi i punës së policisë ku do të vihen në dispozicion 210 mjete transporti si dhe 17 mjete detare. Shërbimi i qarkullimit rrugor do të jetë prezent me patrullimet në akset kryesore dhe duke u përpjekur të parandalojë aksidentet e mundshme. Shërbimi i rendit dhe i sigurisë publike është llogaritur në rritjen dhe riorganizimin e efektivëve blu në qytetet turistike. Do të krijohne edhe stacione të përkohshme policie nëpër zonat turistike që deri më parë nuk kishte. Seksionet e parandalimit të krimit do të jenë në dispozicion.” u shpreh Ministri i Brendshëm.
Turizmi, Gjermeni: Gjetëm mungesë vëmendje, por kemi pastruar 170 km bregdet
Ndërkohë Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni tha se qeveria trashëgoi mungesë vëmendje ndaj turizmit nga mazhoranca paraadhëse. Sipas ministres Gjermeni, dikasteri që ajo drejton ka marrë masat e nevojshme për një standard të lartë të zonave bregdetare në prag të sezonit veror.
Ajo theksoi se 170 km vijë bregdetare është pastruar si dhe janë vendosur edhe roje bregdetare në 7 qytete të ndryshme. Po ashtu ministrja tha se brenda pak kohësh do të çertifikohen udhërrefyesit turistikë si dhe do të mundësohet edhe numri i gjelbër për çdo ankesë të pushuesve.
"Ajo që ne trashëguam është mungesa e vëmendjes ndaj turizmit nga qeveria e mëparshme. Me urdhër të kryeministrit Rama është ngritur një task forcë që drejtohet nga ministria e turizmit për zbatimin e masave të garantimit të pastërtisë së zonave bregdetare. Disa nga masat e marra janë si më poshtë: Aksionin e pastrimit të marrë që në muajin shkurt dhe që do të vazhdojë deri në fund, ku deri më tani janë pastruar 170 km vijë bregdetare. Në këtë aksion falenderoj FA për realizimin me sukses të këtij aksioni. Po realizohet pas shumë vitesh dezinsektimi i zonave bregdetare për një ambient të pastër dhe më komod për turistët. Fillon lëvizja e tragetit Pogradec-Ohër pas shumë vitesh. Jemi duke bashkëpunuar me Agjensinë Kombëtare të Bregdetit për trajnimin e rojeve bregdetare në 7 qytete pilot njëkohësisht. Do të çertifikojmë për herë të parë udhërrëfyesit turistikë. Do të kemi një numër të gjelbër ku mund të telefonojnë qytetarët për çdo problematikë." tha ministrja Gjermeni
Haxhinasto: Prioritet, ulja e numrit të aksidenteve
Ndërsa ministri i Transportit dhe Infrastukturës, Edmond Haxhinasto tha se dhe ministria që ai drejton është e angazhuar për një cilësi të lartë për turistët vendas dhe të huaj. Pas shumë masave të marra nga MTI-ja, Haxhinasto tha se si prioritet është ulja e numrit të aksidenteve.
“Nuk mund të lë pa përmendur efektetet e planit kombëtar për sigurinë e rrugëve, ky plan po funksionon dhe trendi i aksidenteve është në rrënie. Pas pak ditësh do të fillojë dhe një fushatë ndërgjegjësimi. Bashkëpunimi dhe masat synojnë të ulin numrin e aksidenteve dhe ne iu bej thirrje dhe drejtesëve të mjeteve të marrin masa dhe të respektojnë rregullat”, tha ministi i Transportit dhe Infrastukturës.
Haxhinasto tha se “në drejtim të informimit të turistëve kemi bërë të gjitha iteneraret e transportiti public që ka Shqipëria dhe do të vihen të të gjitha pikat e hyrjes”. Sipas ministrit përvec këtyre masave ndërhyrja do të jetë edhe me investime, si në rrugë apo dhe në portete kryesore të vendit.
Kodheli: FA, 10 pika prezence në plazhet kryesore të vendit
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli foli për gatishmërinë e Forcave të Armatosura për të qenë pranë komunitetit gjatë sezonit turistik. Sipas ministres, FA do të ngrenë 10 pika prezence në plazhet kryesore të vendit, për tu lehtësuar pushimet të gjithë atyre që zgjedhin pikat turistike të Shqipërisë”.
“Sot garën e kemi me një cilësi më të mirë të shërbimit dhe rezultatet e punës kemi filluar ti kemi më konkrete. Siguria e gjithkujt prej nesh këtu kalon nga siguria e ambientit. Shqipëria nuk mund dhe nuk do të rrijë indiferente. Standardet në radhë të parë duhet ti nisim nga vetja jonë, barrën kryesore e kemi ne që jemi në qeverisje por padyshim edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë.”- deklaroi Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)