Të gjithë ata që e ndjekin kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale, janë mësuar të shohin çdo ditë në faqen zyrtare të Facebook, foto të veçanta që përcjellin mbi të gjitha mesazhe të rëndësishme.
Këtë të premte “ Fotoja e ditës” ishte ajo e Edi Ramës, përballë fanellës së portierit të kombëtares shqiptare Etrit Berisha, gjatë prezantimit të librit “Fitimtarët” të Alastair Campbell. Bluza e Berishës e vënë në kornizë, mban edhe datën e rëndësishme 8 tetor 2015 ditë në të cilën u mbaj ndeshja historike Shqipëri-Serbi.
Të shumta kanë qenë komentet mbi foton, si pozitive apo edhe negative, por ato që bien në sy janë: “Liro ballistin”, “Diku duhet të jetë edhe panorama e ballistit” apo “Photo of the day" kur të bëhet stadiumi që premtove”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com