TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshme të tjera në qeveri. Besfort Lamallari ikën nga drejtimi i ministrisë së Brendshme dhe në vend të tij vjen Ervin Demo. Ky i fundit, do të mbulojë edhe çështjet e pushteti vendor. Vetë Rama njoftoi se Ministrisë së Punëve të Brendshme do t’i bashkohet edhe ajo e Pushtetit vendor.
Lamallari u përfshi për herë të parë në kabinetin qeveritar më 11 shtator 2025 kur Rama nisi mandatin e katërt. Ai mori drejtimin e ministrisë së Drejtësisë. Më 26 shkurt kur Rama ndërroi thuajse gjysmën e kabinetit të tij, Lamallari kaloi në ministrinë e Brendshme, aty ku kishte shërbyer për një kohë të gjatë si zëvendës ministër
Sot Lamallari mbushi fiks një vit që nga dita kur mori emërimin e parë. Tashmë ai nuk do të mbajë asnjë pozicion në kabinetin qeveritar, por Rama tha se do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri.
Lajm në përditësim.....
Besfort Lamallari pas ikjes si Ministër i Brendshëm ka shprehur mirënjohje ndaj kryeministrit Rama, për besimin në këto 10 vite.
“Faleminderit shumë kryeministër për besimin në këto 10 vite. Do të thoja se jam rritur profesonalisht. Pjesa e kthimit në shtëpinë time, ka qenë një përvojë dhe një privilegj i madh.Ka qenë një përvojë e jashtëzakoshme dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjithë punët që e presin Shqipërinë”, tha Lamallari.
Kryeministri Edi Rama flet pas shkarkimit të ministrit të Brendshë, Besfort Lamallari. Ky i fundit, Rama tha se do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri. Ndërkohë, në krye të këtij dikasteri vjen Ervin Demo, i cili do të mbulojë edhe çështjet vendore.
“Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i ministrisë brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri, ndërkohë që Demo, ministri i pushtetin vendor do mbulojë punët e brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore. Diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet pjesë e strukturës së ministrisë së Brendshme”, thotë Rama.
Pas votimit në Kuvend me 79 vota pro, Klodiana Spahiu u betua para presidentit Bajram Begaj si ministre Shëndetësie, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën.
Ajo zëvendësoi në këtë post, Evis Salën, e cila dha dorëheqjen me argumentin se kishte projekte akademike për të ndjekur.
Menjëherë pas betimit Spahiu merr pjesë si ministre për herë të parë në mbledhjen e qeverisë.
-
Erdhi lamllari beri nje p.....e e iku. Qe kur rama shkriu e mbylli freshin ps mori fund. Tani ka ngel nje cete hajdutesh punonjes bashkia dhe miq te miqve
Përgjigju -
Po simon zarecin e gardes hajdutin e fishekeve do e mbajme prap ne shpine ka arrit ka emeruar gruan pergjegjese te burimeve njerezore po ne garde a thu mbaroi shteti per kto te dy
Përgjigju -
Hajduta
Përgjigju











Komente
Komento