Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot me një xhaketë xhins me lara të kamuflazhit ushtarak në Panairin Kombëtar të Punës, të zhvilluar sot në Sheshin Skënderbej në Tiranë me rastin e 1 majit.
Rama vizitoi disa stenda, kur papritmas një qytetar iu afrua dhe debatoi me të.
Qytetari: Kam vajzën, di anglisht, frëngjisht, ka mbaruar shkencore, edhe rri në shpi, mban fëmijën e vogël.
Rama: Ç’do t’i këtu? Ku e ke gocën? Të vijë goca të këkrkojë punë, mbaja ti kalamajtë, ti je gjyshi...
Kryeministri vijoi më tej me taki,met e tij në stendat e disa bizneseve.
Rama: Keni nevojë për punonjës?
Subjekti: Mbi 50, menaxherë, shitës.
Rama: Edhe menaxherë, keni kërkesa?
Subjekti: Vijnë çdo ditë, kemi pritje.
Rama: Sa është paga për menaxherët kryesorë?
Subjekti: Minimalja 30.000, për kryesorët mbi 50.000.
.jpg)
.jpg)
Edi Rama sot në Panairin e Punës në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar Panairin e Punës në sheshin “Skënderbej”, për të ironizuar ata që e fyejnë në rrjetet sociale.
Rama tha se punë ka, por një pjesë e mirë e të papunëve nuk kërkojnë të punësohen, por sipas tij rrinë në kafe me paratë e babit dhe mamit, ose Facebook dhe i kërkojnë kryeministrit punë.
“Jemi në një situatë ku çelja e vendeve të punës është reale, por duhet të luftojmë të gjithë së bashku me një psikologji të rëndë të trashëguar me mirë me një punë shteti, në kafe me lekët e mamit dhe babit dhe pastaj Facebook i shkruajnë kryeministrit “o legen na gjej punë””.
Edi Rama, Kryeministër
-
DO ISHTE ME MIRE TI THOJE OLEGEN JEP URDHER DHE FUT TAHIRIN NE BURG
Përgjigju -
Me kete veshje qe perdor rama na KUJTON kriminelet Serb mladic dhe milloshevic
Përgjigju











Komente
Komento