Zonat më të vizituara në territorin e Pukës mbeten shpellat, ku deri tani janë të rregjistruar mbi 50 të tilla.
Disa nga to, gjenden pranë zonave të banuara, të cilat që nga lashtësia janë përdorur si vendstrehime apo vende të sigurta.
Kryeministri Edi Rama ndau pamjet nga njëra prej tyre, Shpella e Orëve në Gojan të Pukës.
Unike në llojin e saj në Shqipëri, kryeministri u shpreh se “deri në vitet 1960 ajo ka shërbyer edhe si vend peligrinazhi”.
Shpella e Orëve është e vogël, por mjaft e bukur dhe e veçantë.. Burimi i ujit që rrjedh sipër saj e mbulon shpellën nga të gjitha anët deri poshtë në përrua.
Emri i saj “Shpella e Orëve”, për banorët është vendi ku rrinë Orët, Zanat, që shërojnë njerëzit.