“Shpifja e ditës: Opozita bllokoi Kodin Penal! E vërteta: Opozita e përmirësoi dhe votoi Kodin në seancën e parashikuar”, deklaroi Rama përmes një mesazhi të publikuar në Tëitter. “Votuam çdo ligj me 3/5”, shtoi ai.
Berisha e akuzoi sot Ramën se “një herë është pro e një herë është kundër Kodit Penal” duke shtuar se “nuk e di kujt po i shërben, Shqipërisë apo Serbisë” me këtë qëndrim.
Më pas lideri socialist tha se “shpif shpif se diçka mbetet është programi i sotëm qeverisës i Kryeministrit”. Sipas tij, zgjedhja që duhet të bëjnë shqiptarët është e qartë: “Një rilindje shqiptare ose ky rrënim i vazhdueshëm”.
Kryesocialisti Rama pohoi se “një qeveri që vetëm i kerkon llogari opozitës pasi vetëm shpif ndaj saj është fytyra e rrënimit. Çarja në tresh e PD flet vetë për rrënimin.”
(im/shqiptarja.com)