PRISHTINË, 16 Dhjetor /ATSH/.- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i dërgoi një mesazh urimi kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e zgjedhjes në këtë post.
Në telegramin e urimit të Kryeministrit Rama thuhet se "emërimi në funksionin e lartë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës është pa dyshim një moment me rëndësi për ju dhe mbarë vendin. Është kënaqësi e veçantë t'ju përcjell, me këtë rast, urimet më të mira për sukses në detyrën e lartë që ju është mirëbesuar. Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie mes vëllezërish e njëherazi gur themeltar partneriteti strategjik për të ardhmen".
"Këto marrëdhënie unike në llojin dhe historinë e tyre, rajoni dhe zhvillimi i tij i qëndrueshëm i kërkon sa më solide, frytdhënëse dhe paqeformuese. Shqipëria dhe Kosova duhet të mbeten një binom pionier për perspektivat më shpresëdhënëse në Ballkan dhe shembulli i gjallë i një integrimi të dëshiruar dhe të merituar në Bashkimin Europian", thekson Rama.
Kryeministri Rama shprehet se "cilatdo qofshin vështirësitë që do të mund të shfaqen, kam bindje të fortë se në bashkëpunim me Qeverinë e re të koalicionit, të drejtuar prej jush, realizimi i prioriteteve të axhendës së përbashkët do të përshpejtohet. Në këtë proces historik, ne jemi të inkurajuar e të mbështetur fuqishëm edhe nga platforma e Samitit të Berlinit.
"Ju e dini se për autoritetet kosovare dera e Kryeministrit të Shqipërisë mbetet gjithmonë e hapur. Në një kohë sa më të përshtatshme për ju, vizita e Kryeministrit të Kosovës në Tiranë, do të ishte mëse e mirëpritur", përfundon Rama./b.j/k.s/
/Shqiptarja.com