Rama: Shqipëria e gjunjëzuar
nga rrëmbimi i pushtetit

Rama: Shqipëria e gjunjëzuar<br />nga rrëmbimi i pushtetit
TIRANE- Një ditë pas publikimit të raportit të DASH, kryetari i PS-së deklaron se Shqipëria është e gjunjëzuar si pasojë e rrëmbimit të pushtetit nga duart e popullit në duart e një partie familjare. 

Nga Berati ku u prezantua programi i PS-së, Rama e vlerësoi raportin e DASH, drithërues, pasqyrë e realitetit që përmes DASH nuk e shohim vetëm ne por mbarë bota

“Një raport drithërues për Shqipërinë. Një pasqyrë e realitetit që e jetojmë përditë, por që përmes raportit të DASH nuk e shohim vetëm ne por mbarë bota, dhe në atë pasqyrë Shqipëria duket një vend që nuk nderon asnjë prej nesh. Një vend i turpëruar për shkak të një pushteti i cili siç thotë DASH , i korrupsionit të pandalur në çdo pjesë të qeverisë, i institucioneve skajshmërisht partiake të shtetit, përfshirë edhe KQZ që pengojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën demokratike të vendit. “- tha Rama.

RAMA: DEKRETI I PRESIDENTIT PROVE E RREMBIMIT TE PUSHTETIT NGA PARTI FAMILJARE

Për Ramën një provë e rrëmbimit të pushtetit nga partia familjare u dha pikërisht dje nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, duke iu referuar dekretimit për postin e Gjykatësit të Lartë të Tom Ndrecës, plot 2 vjet pasi ky shpalli Lulzim Bashën kryetar të Bashkisë së Tiranës. 

“Po dje paralelisht presidenti dha një tjetër provë të faktit rrënqethës se Shqipëria është e gjunjëzuar si pasojë e rrëmbimit të pushtetit nga duart e popullit në duart e një partie familjare. Propozoi për të çuar në Gjykatën e Lartë njërin nga grabitësit e mandatit të popullit në 8 maj 2011. Ndërkohë s'e kuptoj pse i bënë këtë padrejtësi të madhe Sashenkës. Pse nuk e çojnë Sashenkën?! Kërkojmë që të shkojë dhe Sashenka! Kështu garantohet dhe barazia gjinore. Turp që s'ka më turp”- tha Rama

DEMOKRACI HIBRIDE  SE NA QEVERIS NJE KARAGJOZ

Duke iu referuar raportit “The Economist” ku rendit Shqipërinë në mes të vendeve me demokraci hibride, Rama rendit dhe arsyet përse Shqipëria është në këtë post.

"Kemi karagjozin më të dhunshëm në krye të qeverisë. Ka ndërtuar një parti familjare, ka një oborr të korruptuarish, polici e krahinarizuar Pushtet gjyqësor i korruptuar"- tha Rama. 

PAS 23 QERSHORIT DO RILINDIM PD, PA BERISHEN

Sipas Ramës më 23 qershor Berisha do të marrë ndëshkimin e merituar me votë popullore për të rilindur Shqipërinë por dhe Partinë Demokratike duke larguar Berishën. “Do t’i japim atë që meriton, ndëshkimin popullor që do t’i hapë rrugën dy rilindjeve, një asaj të madhe shqiptare dhe brenda saj një rilindje e vogël e PD pa Berishen.”

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani