Shqipëria është renditur e 46-ta në botë sa i takon progresit në performancën mjedisore, duke u përmirësuar me 10.96 pikë brenda 10 vitesh.

Sipas gjetjeve të Indeksit të Performancës Mjedisore 2026, të publikuar nga Universiteti i Yale, Shqipëria renditet e para në botë pasi ka zero nivel emetimi të oksidit të azotit, me rezultatin maksimal prej 100 pikësh. Edhe pse për ndryshimet klimatike jemi në vend të 21-të, këtu kemi regjistruar edhe progresin më të madh me 29.79 pikë përmirësim brenda 1 dekade.

Përmes këtyre rezultateve kreu i qeverisë Edi Rama premton reflektim teksa i referohet protestave që vijojnë poshtë zyrës së tij.

"Për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës së vet. U thanë shumë gjëra, u shkruan edhe më shumë, u ndanë miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje të cekëta. Dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin, por realiteti flet. Environmental Performance Index 2026, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore, sapo e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor, të 46-ën nga 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit. Ndërsa për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21 në botë.

Dhe këto nuk janë vlerësimet që ne i kemi bërë vetes, largqoftë, por janë përfundimet e institucioneve ndërkombëtare dhe akademike, të cilat prej një çerek shekulli masin me konsensus global, me të njëjtën metodologji performancën mjedisore të vendeve të botës. Por sinqerisht ajo që mua personalisht më gëzon më shumë sesa renditja është fakti se kjo renditje tregon rrugën që kemi bërë. Nuk kanë kaluar shumë vite që Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve, i gjuetisë së egër të shfarosjes kriminale të shumë specieve, i lumenjve të kthyer në vend grumbullime mbetjesh dhe i një shteti që shpesh nuk kishte as mundësi, as instrumente, as kulturën për mbrojtjen natyrës por mbi të gjitha vëmendje. Më bind se reflektimi i premtuar për atë që na vuri përpara pasqyra e bulevardit të flamengove është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm dhe së shpejti do ta keni dhe atë" tha ai. 

Protestat që kanë nisur prej 31 majit, Rama i konsideron “fitore qytetërimi”, dhe dëshmon se shoqëria shqiptare ka ndryshuar.

"Sot jemi një vend krejt tjetër edhe në këtë aspekt. Madje, kemi arritur deri aty sa të zhvillojmë protesta të mëdha për mjedisin dhe kjo pavarësisht çdo ekzagjerimi, manipulimi apo instrumentalizimi politik që iu bashkëngjit atyre protestave është në vetvete një arritje e madhe e shoqërisë. Sepse prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për flamengot, për lagunat, për pyjet apo për biodiversitetin, tregon se bashkë me Shqipërinë që ka ndryshuar, edhe shoqëria shqiptare ka ndryshuar. Kjo është fitore qytetërimi. Një shoqëri që debaton për natyrën është shumë e shumë më përpara se sa një shoqëri që e sheh në heshtje shkatërrimin e saj, siç ishte shoqëria e deri para 10 vjetëve. Prandaj unë nuk kam parë kurrë armiq tek ata që duan sinqerisht natyrën edhe kur nuk ndaj të njëjtin mendim me ta. Përkundrazi, ata më kujtojnë dhe duhet të na kujtojnë se zhvillimi nuk mund të jetë kurrë një justifikim për të harruar atë që na është besuar nga e shkuara dhe që duhet t'ua dorëzojmë më të mirë brezave që i përkasin të ardhmes"  tha Rama

Rama pranoi se qeveria nuk i ka bërë të gjitha si duhet dhe se ka ende vend për përmirësim, duke theksuar se raporti nuk duhet parë si një arsye për vetëkënaqësi, por si një përgjegjësi për të mbrojtur më mirë ekuilibrin mes zhvillimit dhe natyrës. Kryeministri shtoi se reflektimi i paralajmëruar pas protestave të javëve të fundit është i domosdoshëm dhe se do të bëhet publik së shpejti.

"Kush qeveris nuk mund të pretendojë se ka gjithmonë të drejtë e jo më të ketë gjithmonë të drejtë. Edhe ne kemi gabuar, edhe ne kemi shumë për të mësuar, edhe ne kemi ende shumë për të përmirësuar. Prandaj, ky raport nuk është një medalje për t'u vetëkënaqur dhe as për t'ia u përplasur në fytyrë atyre që mendojnë ndryshe nga unë, por është një përgjegjësi shumë e madhe dhe një kujtesë se duhet të dëgjojmë më shumë, të korrigjojmë më shpejt kur është e nevojshme dhe të mbrojmë me edhe më shumë vendosmëri ekuilibrin mes zhvillimit dhe natyrës, ama duke mos i harruar kurrë faktet, sepse Shqipëria europiane nuk ndërtohet as duke zgjedhur mes ekonomisë dhe mjedisit dhe as duke e zgjedhur mes zhurmës dhe fakteve. Ajo ndërtohet duke i bërë të ecin së bashku ekonomia, mjedisi dhe faktet. Dhe nëse sot bota na thotë se kemi bërë një rrugë kaq të gjatë për mirë, përgjigja e mençur nuk është thjesht krenaria për rrugën e bërë, por është përulësia për të pranuar se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe po ashtu vendosmëria për ta bërë atë edhe shumë më mirë. Ky është detyrimi ynë ndaj Shqipërisë dhe kjo është fjala ime pas një raporti që më bën sinqerisht krenar për gjithçka kemi bërë", tha ai.

Kryeministri bën edhe një krahasim me vitet e kaluara kur priheshin masivisht pyjet.

“Një shoqëri që debaton për natyrën është shumë e shumë më përpara se sa një shoqëri që e sheh në heshtje shkatërrimin e saj, siç ishte shoqëria e deri para 10 vjetëve”, tha Rama.

Problemi më i madh mbetet trajtimi i ujërave të ndotura, ku Shqipëria renditet në vendin e 138-të në botë, me vetëm 12.72 pikë, një nga rezultatet më të ulëta në indeks. E njëjta performancë reflektohet edhe në treguesin për burimet ujore, në cilësinë e ajrit apo në përdorimin e lëndëve djegëse të ngurta në familje.

“Kush qeveris nuk mund të pretendojë se ka gjithmonë të drejtë e jo më të ketë gjithmonë të drejtë. Edhe ne kemi gabuar, edhe ne kemi shumë për të mësuar, edhe ne kemi ende shumë për të përmirësuar", tha Rama.

Me këto renditje Shqipëria ka vlerësimin më pozitiv në rajon, e ndiqet më tej nga Mali i Zi në vendin 55-të, Maqedonia e Veriut e 56-ta, më tej Serbia vendi i 69 dhe Bosnje Hercegovina që renditet e 76-ta sa i takon performancës mjedisore.

U.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/07/2026 02:57

    Te paret dhe per gazra.Mungon vetem nje vleresim si ai qe morrem ne kohen e Xhaxhit,si me te ushqyerit,a per cfare ishte dhe tabloja plotesohet.

    Përgjigju
  • koli: 20/07/2026 17:01

    TE PARET PO PER DERDHJEN E MUTRAVE NE DET..NR PLAZH ATY KU LAHEN NJEREZIT....TE PARET PER HEDHJEN E MBETURINAVE NE LUME...DHE TE PARET PER MOSRICIKLIM TE PLEHRAVE....TE RENTE DAMLLAJA NJE ORE E ME PARE....o rama..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09

    Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?