Turizmi në Shqipëri duket se po merr një tjetër rëndësi dhe këtë e tregon më së miri edhe një foto e publikuar nga kryeministri Rama në Facebook ku vendi ynë renditet i pari ndër tri destinacionet e Evropës.

Rama shkruan se sipas një rrjeti të agjencive skandinave të turizmit, vendi ynë është renditur i pari ndër tri destinacionet më emocionuese në Evropë.

Këtë renditje Rama e ka quajtur si një lajm të mirë para sezonit turistik.

Lajme të mira për turizmin para sezonit: Shqipëria renditet e para ndër 3 destinacionet më emocionuese dhe të veçanta në Europë, nga një rrjet i agjensive skandinave të turizmit,” –shkruan Rama.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)