Siguria në Shqipëri është një nga elementët të cilët të gjithë të huajt e vënë në dukje, madje kjo është një nga arsyet pse shumë të huaj zgjedhin të jetojnë këtu.
Londinezi Karl Roberts, ish menaxher i TAP në Shqipëri tani ka zgjedhur të jetojë në Tiranë ku ka blerë dhe një apartament. Në podcastin me kryeministrin Edi Rama tregon përshtypjen e parë kur mbërriti në Shqipëri.
"Kam udhëtuar në botë dhe pëlqej vende si Shqipëria. Isha entuziast të vija këtu. Isha në Zvicër. Kur shkova të dielën pasdite çdo gjë ishte e mbyllur. Atje çdo gjë është e organizuar. Pëlqej vende si Shqipëria. Prisja të shihja një influencë ruse, më shumë nga sa më thonin”
Ndihem më i sigurtë në Tiranë, sesa do të ndihesha po të ecja në Londër e Mancister, sidomos mbrëmjeve" thotë ai.
Edhe kryeministri vuri në dukje se janë shumë të huaj që evidentojnë sigurinë nëpër rrugët e Tiranës, si një element tepër i rëndësishëm për të zgjedhur për të jetuar.
Është ende si lavjerrëse drejt ‘ikjes’. Sepse në xhep ke një telefon që shikon imazhet e bukura të Gjermanisë, Britanisë, aktorëve, makinave dhe thua po dua të iki. Por nuk është aq e lehtë sepse ka më shumë fotoshop sesa realiteti i një shqiptari që shkon atje. Por ajo që më bën përshtypje është se të gjithë të huajt janë të lumtur për sigurinë. Kur ua them njerëzve më thonë. Çfarë po thua siguri në Shqipëri e nuk ka në Londër, Berlin, Paris? Po
Karl Roberts: Absolutisht. Ndihem i sigurtë në Tiranë, sesa do të ndihesha po të ecja në Londër e Mancister, sidomos mbrëmjeve
Rama: Në mbrëmje. Çdo kënd që kam takuar këtu. Po ecja me gruan në misnatë.Është ajo cfarë kemi dashur shumë. Nuk është e lehtë më askund në Europë. Parisi nuk është i lehtë natën. Është i komplikuar. Duhet të dish rrugët, lagjet ku të shkosh.
Një tjetër temë diskutimi ishte jetesa mes Shqipërisë e Britanisë. Kryeministri thotë se ka ende shqiptarë që mendojnë largimin nxitur edhe nga jeta me fotoshop që shikon në rrjete sociale, dhe që nuk është realitet.
Isha në Londër për tu takuar me shqiptarët dhe historia e dëgjuar rëndom, shumë rëndom dhe po flas për njerëz që janë të stabilizuar, punojnë shumë, që nisi nga përpjekja për të bërë gjithçka dhe tashmë kanë familje, fëmijë. Ishte e njëjta gjë: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot. Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët, por nuk është kaq e mirë edhe fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero.
Kam pasur këtu njerëz që kanë ardhur nga emigracioni dhe thonë të njëjtën gjë. Kur njerëzit i shohin pagat nga këtu dhe bëjnë krahasimin, sigurisht që është dallim i madh. Por çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë. Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale.
Shqipëria është bekim për ju që e vidhni ditën e natën,24 orë rresht pa ndalim djaj të mallkuar.Socializmi juaj është dëbimi i shqiptarëve nga vendi i vet dhe degdisja në kurbete që të sjellin euro dhe ti t'jua vjedhësh për çdo euro,500 lekë të vjetra.Kriminel,shpirtkazmë,Satrap..
PërgjigjuTaman e Ka ky kryeministri ne rruge nuk Ka hajna SE te gjithe Jane ne qeveri
PërgjigjuPo kujt i thua ne gjithmone kemi qene ne maj per c,do gje po opozita s,do ta pranoje.Na i kane zili gjerman francez amerikane angleze mahniten me ne.A mortjaaaa....
PërgjigjuTe huajt mahniten me Shqiperin, por ata nuk e din se sa Shqiptaret tmerrohen nga Kryeministrat e tyre ! Njeri ne Dritare si pacient i spitalit psiciatrik,kurse Kryeministri tjeter,shikon Filma ne Net Flix deri ne oret e para te mengjesit,dhe kur cohet nga ato pak or gjumi thot : Perse si u be Amerika ,Pica dhe Drog ! Pse per budallenj na din ata ne ...
PërgjigjuJu zoteri po krahasoni sigurine e qyteteve te medha te botes me ato te qyteteve shqiptare qe jane sa lagje,apo dhe me keq blloqe te qyteteve te medha evropiane.Po te nisemi nga ky krahasim ne baze te siperfaqes,densitetit te banesave e popullsise dhe numrit te kriminalitetit,numrat statistikore dalin te atille,qe do te pendoheshe dhe vete per ate krahasim qe bere.
PërgjigjuKush te ka folur ty per sgurin ne Londer etj patronazhisti eskobar
PërgjigjuTë huajt mahniten me budalliqet që shikojnë aty, si "biznesmenët" kanë ndërtuar lavatriçen e parë shqiptare që lan e than eurot e dollarët pa punuar fare.
PërgjigjuPēr ç'far sigurie flet z.Rama?...për sigurin në shkolla?..për sigurin në rrugë ?..për sigurin në shëndetësi?..nuk kërkon dot tē drejtën e munguar,sepse të kërcënojnë.Mos të flasim pēr vitet e pensionit që,edhe se i ke të shënuara në librezë ,qeverria jote nuk ti njeh.Nji tjetē problem i madh,jan pronat.Siguria në punë,njërzit punojnē pēr dy lek,dhe nuk u paguhen kontributet,e etj...Siguri pē tē jetuar i qet në shqipēri,jan këto,dhe shumē gjëra të tjera...që qeverria jote,me ty në krye nuk t'i siguron:
Përgjigju5 vjet aplikim per certifikate pronesie ne e-albania shtepi 300 vjecare pa asnje konflikt pronesie e cila e kishte dikur tapine e rregullt, por mjeshtrat shpiken certifikaten e pronesise. Asnje pergjigje edhe pse ne shkelje te hapur me cdo afat ligjor. Per cilen siguri flet o Lider Suprem? Apo per sigurine ushqimore? Apo per ate ekonomike me ligje fiskale qe ndryshojne si fustanet Balluku? Apo per sigurine digjitale me breket tek kaviljet? Apo per te vraret e pafajshem nga atentatet mafioze? Apo per hilet ne sherbimet mjekesore? Apo siguria rrugore e cila tmerron turistet? Siguria ne Evrope eshte qetesia ne shpirt, jo nje pasqyre makine e vjedhur o Lider Suprem. Pastaj ketu nuk ndodh gje se gjithe hajdutet i kemi rrugeve te botes dhe mbase duhet te na vije turp, perpara se te krenohemi si gjeli maje plehut qe ketu nuk ndodh asgje
PërgjigjuShqiperia eshte me shume se bekim per ty dhe oligarket pas teje. Ne qe u beme nanj cope kirurg morem leckat dhe ikem se na degdise larg familjes duke qene efwktivisht emigrante brenda Shqiperise.
Përgjigjushqiperia eshte e bukur,,por e sunduar bga njerez qe kane nje ndjenje urrejtje ndaj te bukures.....prandaj i ke shemtuar qytetet bregdetare me pallate ti rama dhe kryebashkikaket e tu ....
PërgjigjuPer cilen siguri e ke fjalen ?? Per xhepistat ?normalishte ketu te jap te drrejte , po per sigurin e prones , jetes , drrejtyesin etj etj arsim ?? apo llogarit vetem kush ka xhepista me shume ?? shume shpejt do jemi njelloj me ato dhe per xhepiste sepse po sillni cdo lloj emigranti pa i filtruar ,
PërgjigjuPerfundimisht ky ka roitur totalisht. Kur i vjen fundi ktyre zën e flasin përçart.
PërgjigjuE mban mend salen, jemi me mire se Gjermania thonte 6 muajt e fundit.