“ Jam i bindur që katër vjet të një mandati qeverisës janë të pamjaftueshëm për të transformuar rrënjësisht nga pikëpamja e funksionimit në çdo pjesë të vetën shërbimit shëndetësor shqiptar. Por jam i bindur njëkohësisht që katër vjet janë plotësisht të mjaftueshëm për të parë frytet e para të këtij transformimi. Është e sigurt që kështu nuk vazhdohet më. Është e sigurt që ky sistem shëndetësor që kemi sot sjell vetëm degradim dhe demoralizim të vazhdueshëm, rrënim të mëtejshëm. Ashtu sikundër jam i bindur që politika që kemi zgjedhur, e cila është një politikë radikale në raport me situatën e sotme, është një terapi shumë e fortë, por pa dyshim e suksesshme për të ndërhyrë dhe për ta operuar gjithë sistemin duke bërë të mundur që ai të ngrihet në këmbë dhe të jetë në gjendje tu shërbej denjësisht qytetarëve”- theksoi Rama.
Kjo tryezë në Vlorë u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi me pyetje e përgjigje lidhur me atë se cfarë është parashikuar në draft programin e PS dhe çfarë duhet përmirësuar më tej, që të jetë një Program qeverisës të socialistëve për të përmbushur nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve në sektorin e shëndetësisë.
(jd/shqiptarja.com)