Me sa duket kreu socialist Rama ka vendosur të zhvendosë në të gjitha qytetet e mëdha konferencat për arsimin, punësimin, ekonominë dhe gjithë elementët bazë të strategjisë elektorale të PS.
Pritet që më 25 nëntor kreu i PS Edi Rama të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e PS në emigracion në Greqi, ku do të shpalosë programin për një rilindje kombëtare dhe në këtë vend fqinj, në përpjekje për të marrë votat e emigrantëve përmes ftesës për të qënë në votime në qershor të vitit të ardhshëm dhe votimit për alternativën e majtë socialiste.
(sg/shqiptarja.com)