Kapet një nga protestuesit që plagosi ish-bodigardin e Berishës e djalin e tij, momenti i goditjes

Policia e Shtetit ka arrestuar njërin nga protestuesit që qëlloi ish-bodigardin e Sali Berishës dhe djalin e tij në protestën e opozitës në mbrëmjen e 2 qershorit në bulevard. Ai është Zamir Sijani 43-vjeç nga fshati Xhafzotaj i Durrësit. Report Tv sjell pamjet e momentit kur 43-vjeçari që është invalid, godet me patericë Çelën dhe djalin e tij, ndërsa gjatë përleshjes rrëzohet në bulevard. Ai është një person me precedent të theksuar penal, pasi ka qenë dënuar më parë për trafik droge, mbajtje pa leje të armëve, municioneve dhe lëndëve shpërthyese.

Zamir Sijani në vitin 2005 është dënuar me 5 vite burg për trafikim lëndësh narkotike në Itali, por dënimin e ka vuajtur në Shqipëri. Në vitin 2011 në rrugën e Durrësit në Tiranë është kapur me armë zjarri pistoletë TT, por është nxjerrë nga gjykata pas tre ditësh duke u dënuar për armëmbajtje me 5 mln lekë. Policia deklaron se Sijani është identifikuar nga pamjet, të cilat i transmetoi Report Tv ditën e djeshme.

Zamir Sijani me patericë së bashku me personat e tjerë me shufra hekuri goditën Ymer dhe Erjon Çelën duke u shkaktuar plagë të rënda në kokë. Tashmë 43-vjeçari akuzohet për plagosje  të rëndë me dashje dhe prishja të qetësisë publike. Report Tv zbulon edhe arsyet e sherrit që përfundoi në përdorimin e shufrave të hekurit. Sherri ka nisur në momentin që një grua me flamurin e LSI-së në dorë po kalonte para Çelës dhe djalit të tij. Në këtë moment Erjon Çela mësohet se i ka thënë se 'hiqe atë flamur'.

Pas fjalëve të Erjon Çelës në ndihmë të militentes së LSI-së ka shkoi pikërisht Zamir Sijani  invalid me paterica duke iu përgjigjur djalit të ish-bodigardit të Berishës se 'nuk ka përse ta heqë flamurin'. Debati mes Erjon Çelës dhe Sijanit kaloi në ofendime dhe djali i ish-bodigardit goditi me grusht invalidin 43-vjeçar. Në këtë moment ndërhyjnë personat e tjerë që e njihin Sijanin, por edhe gruan që u bë shkak për sherrin duke sjellë përleshjen. 

Ashtu sikur duket në pamje edhe Erjon Çela (lexo këtu) e thotë në dëshminë e tij se u godit nga një person me patericë që është Sijani, por edhe protestuesit e tjerë të opozitës me shufra hekuri duke i shkaktuar atij dhe babait dëmtime të rënda në kokë. Të përfshirë janë shtatë persona, fotot e të cilëve Report Tv i ka publikuar. Deri tani vetëm njëri është arrestuar, pesë të tjerë jan identifikuar sipas gazetarit të Report Tv, Artan Hoxha. Ish-kryeministri Berisha që postoi fillimisht fotot e tyre të plagosur tha se u dhunuan nga policia, ndërkohë që pamjet e transmetuara nga Report Tv e nxorën blof këtë qëndrim.

1559648058_1559648043zamirsijanidhunaproteste.jpg

Zamir Sijani

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 04/06/2019 19:30

    Vetem se ky ka rreh ish badigardin e s.b duhet dekoru ... Badigardet e s.b kan shume gjynahe per tla.... Tu boft dita njemije.... e dalsh sa me shpejt nga burgu.

    Përgjigju
  • Ok: 04/06/2019 17:21

    Shkodra ka nje shprehje te bukur kur don me mallku njeri thuj te hypte vetja ne qef,edhe keta bodiguardet bajne namin duke rrah e masakru dhe servilin e shefit kur jane ne detyre,dhe harrojne se nje dite do plaken e dhe do i lan takati dhe te keqen nuk ta harron njeri.

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI nga Lagja Kombinat që e gjetën PLAKAT nëpèr FERRA në KODRAT e KASHARIT: 04/06/2019 16:17

    HÈNGSHIN KOKÈN e Njeri-Tjetrit dhe kështu ju PAFSHA në Protestë ISHALLA O ZOT !!!! Rrihuni dhe Vrituni me Njeri-Tjetrin edhe në Protestat e Ardhshme , qê të shpëtoj SHQIPËRIA nga juve KRRIMINELÈT dhe HAJDUTËT e PD dhe LSI Hajdutèrisé !!! U SHOFSHI ishalla bashkë me SOJ e SOROLLOP

    Përgjigju
  • faaaa: 04/06/2019 14:45

    Serem vam se na besu!

    Përgjigju
  • Mita: 04/06/2019 14:45

    KOSOVO JE SRBIJA!

    Përgjigju
    • Daku: 04/06/2019 17:07

      Picku materi ta kajsha ate serben qe ne djep...ti rruni k... Kosoves se eshte derdh gjaku lum per kete dite...ti je thjesht nje provokator por mos guxo...ne asnje moment!!!

    • Sokol: 04/06/2019 16:23

      Go to ur mum and say hello to her

  • Maks: 04/06/2019 14:03

    Si shpjegohet qe luli me monen shajn edin qe merret me narkotrafikant kur keta qe ven sherrin jan te denuar per drog

    Përgjigju
  • Justice: 04/06/2019 12:35

    Bravo,o burra per flamur.Jepini akoma mundesi rames te rri ne pushtet dhe 20 vjet

    Përgjigju
    • Agjenti Vicidolit: 04/06/2019 13:29

      Edit to hani mune ti Bashke me shqupistet e lesh e dhise!

  • Populli: 04/06/2019 12:31

    E fortë kjo.. Hahahahahahaha e ik rihuni prapë sa herë të doni. Si ju tha kujdestari te lulëkuqet mbi mure:Ja donit të rriheshit ja u rrahët, ikni thyeni qafën tani pizevenga.

    Përgjigju
  • toni: 04/06/2019 12:30

    rradhes tjeter nxirni armet,shpellar

    Përgjigju
  • LLAPAQEN TEVEQEL REXHEP LEKS: 04/06/2019 11:22

    O njerëz shikoni se çfar kontigjeni ka lyli kriminel vemje të tilla narkotrafikant. E kta narko trafikant duan demokraci. Po ta mari pushtetin krimineli lyl kta narkotrafikant duan liri veprimi për të shitur drog. Se i thon lyl kriminelit ne të prum në fuqi. Prandaj o popull thirini mëndjes merini zvar këto krimba të jashqitjes publike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?