Rama prezanton kandidatin në Belsh: 30 qershori as nuk shtyhet as nuk tërhiqet

Socialistët prezantuan sot në Belsh kandidatin për kryetar bashkie. Ai është Arif Tafani, kryebashkiakut aktual i cili kandidon për një mandat të dytë në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se 30 qershori nuk shtyhet dhe as tërhiqet pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të kërkuar pushtetin në tavolinë.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se tashmë Belshi është kthyer në një atraksion turistik ku mbetet akoma më shumë punë për të bërë në katër vitet e ardhshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
Rama: Zgjedhjet nuk janë pa kundërshtarë por me kundërshtarin e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Belshi se zgjedhjet nuk janë pa kundërshtarë por me kundërshtarët e zgjedhjeve. Ai tha se njerëzit shtyhen të sulmojnë institucionet nga ata që flenë të qetë në shtëpitë e tyre.

"Ata shkojnë jashtë dhe e bëjnë copë vendin. Turp më të madh nuk ka. Sot është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë. Ne nuk e kemi zgjedhur kundërshtarin. Ne kemi ardhur këtu dhe do shkojmë në të gjithë Shqipërinë. Zgjedhjet nuk janë pa kundërshtarë por me kundërshtarin e zgjedhjeve. Ne nga ana jonë kështu e patëm fatin politik të rregullonim gabimet e tyre. Është shumë më e vështirë t'i bësh gjërat. Unë mirëpres dhe ata që më shajnë. Se kam problem as për ata që thonë se më ra infarkt dhe ika në Gjermani. Shëndet më bëhet. Rruga jonë është e shënuar dhe ecën vetëm drejt. Kush e merr durimin tonë për tulatje gabon. Kush mendon se ky vend mund të bëhet akoma shesh gabon. Kush mendon se ne po i frikemi atyre që bërtasin dhe ulërasin se janë të trembur dhe duan që të dëgjojnë zërin e tyre gabon prapë. Është e pakuptimtë që dhjetëra persona që nuk flenë në shtepi ndërsa ata që i shtyjnë të sulmojnë institucionet flenë në shtëpitë e tyre. Dihet që Arifi do jetë kryetar. Më 30 qershor vota është edhe për të mbaruar punë me zgjedhjet edhe për të mbaruar punë me hienat e këtij pushteti", tha Rama.

Ora 19:31
Rama: Dy vite më parë iu luta Lulit si Romeo Zhuljetës! 30 qershori as nuk shtyhet as nuk tërhiqet

Kreu i qeverisë Edi Rama përsëriti edhe njëherë nga Belshi se opozita ka frikë të futet në zgjedhje pasi i trembet rezultatit të tyre. Rama kujtoi edhe njëherë marrëveshjen e 17 majit duke thënë se i është lutur lideri demokrat si Romeo Zhuljetës për të mirën e vendit.

"Ata kanë frikë të përballen me popullin duke i treguar njerëzve se çfarë dinë të bëjnë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet sepse e dinë shumë mirë që nuk i fitojnë dot. Keq na vjen, por është puna e tyre. Kanë dalë në rrugë dhe në rrugë do mbeten. Nëse rrugët e tyre duhej t'i përfundonim edhe rruga e Elbasanit iku mbaroi. Ama rrugët ishte detyra jonë, ama ata nuk është detyra jonë t'i kthejmë nga rruga. Ata kanë një popull imagjinar. Bashkë me punonjësit e ndërmarrjes së ujësjellësve, mirë që dalin në protestë por duke qenë se duan patjetër dhunë dhe po vdesin të provokojnë që sillet si model kanë fillua tani i japin dajak njëri-tjetrit. Ata janë në të drejtën e tyre të vrasin veten politikisht. Ata Shqipërinë mbrapa nuk e kthejnë dot. Ata 30 qershorin as nuk e shtyjnë as nuk e tërheqin dot. Në kohën e sistemit të një partie të ndalonte sistemi të hyje në zgjedhje. Kanë panik nga drejtësia. Nuk e kanë dashur reformën kurrë dhe nuk kanë faj me gjithë ato që kanë bërë. Populli thotë mos e urre kundërshtarin se humbet logjikën. Zgjedhjet nuk i caktojmë ne. Ato janë e drejta e njerëzve. Zgjedhjet do mbahen në qershor. Pas 30 qershor do vendoset vija e kuqe ku mbarojnë lojërat dhe ku fillon ligji. Ata thonë të ikë qeveria, dhe të bëjmë një qeveri si e duam ne. Luli do mësojë, bretkosa në Belsh ka, qofte te daja nuk ka. Dy vjet më parë kam heq shumë keq duke iu lut Lulit, i jam lut më shumë se Romeo Zhuljetës. E shpëtova njëherë nga humnera për vendin që të bënte zgjedhje normalisht. Mori të gjitha ato që deshi", tha Rama.

Ora 19:25
Rama nga Belshi: 30 vite nuk mjaftojnë për bërë vlerësimin e punës sonë

1559839764_edirama1.jpg

Nga Belshi ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 30 qershorit, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se Elbasani dhe Belshi kanë pësuar ndryshime si qarku ku është bërë puna më e madhe.

"Më të mirë se ne nuk ka. Vlerësimi bëhet me fakte. 30 vite mjaftojnë për ta bërë vlerësimin. Kthejeni kokën dhe shikoni cfarë kanë bërë ata dhe çfarë kanë bërë ne. Ne nuk kemi shkatërruar, nuk kemi zhytur njerëzit në borxhe dhe sot nga Elbasani sot këtu në Belsh, puna jonë flet më mirë se çdo fjalë. Kur kemi bërë fushatën në Elbasan kemi pritur që të vinte ora. Vinte një erë e tmerrshme. Qazimi tha vetëm hiqja këtë erë qytetit. Jo vetëm që e kemi kthyer Elbasanin në vendin e përpunimit dhe gjithë ky qark nga qarku i ndotjes më të madhe është kthyer në qarkun ku është bërë puna më e madhe", tha Rama.

Ora 18:50
Kryebashkiaku që kërkon një mandat të dytë: Me 30 qershor do votohet për Belshin e rilindur

Arif Tafani, kryetar i Bashkisë së Belshit i cili kandidon për një mandat të dytë deklaroi se Belshi është kthyer në një destinacion turistik. Ai tha se me 30 qershor do votohet për Belshin e rilindur.

"Është nder i madh të jesh pjesë e projektit Bashkia që duam. Ne u angazhuam që Bashkia e re e Bleshit do ishte një fuqi ndryshimi. Rama e quajti një projekt të madh të Rilindjes urbane. Ky shesh rilidni falë jetësimit të këtij projekti që e ka kthyer vendin në një destinacion turistik.Ju tashmë e dini që qeveria ka akorduar një fond 3.4 mln lekë për fazën e parë të projektit që do marrë jetësimin në korrik. Qyetarëve të Belshit ju ofrohen shërbime që deri dje i merrte vetëm në qytetin e Elbasanit. Qeveria ka investuar në dy projekte të mëdha vaditëse. Në 30 qershor do votojmë për Belshin e rilindur", përfundoi Tafani.

Ora 18:48
Balla për ndryshimet në Belsh: Tani vjen dhe Luli për të ngrënë këmbë bretkosash! Në Berlin çfarë nuk më dëgjuan veshët

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla prezantoi në Belsh kandidatin e PS në Belsh dhe vuri në dukje zhvillime të ndodhura në këtë qytet përgjatë katër viteve të fundit, duke thënë se tashmë është një nga qendrat kryesore turistike në vend.

"Në një prej destinacioneve për tërheqëse në Shqipëri. Dua të them se ajo që kemi bërë deri tani është vetëm fillimi. Deri në 2015 në Belsh qeveriste një doktor i Partisë Demokratike. Tani vjen edhe Luli për të bërë pushime në Belsh për të ngrënë këmbë bretkosash. Është përmbyllur problemi i ujit të pijshëm. Në fushatë nuk lejohet asnjë lloj tenderimi publik. Në Blesh nuk ka dhe nuk ka për të pasur asnjë budalla që t'i bjeri murit me kokë për të bllokuar votimet. Isha dy ditë në Berlin. Nuk di çfarë më dëgjuar veshët, çfarë kishte broçkollisur Luli me të tijët në Belsh. Paska qenë destini jonë, që ata bëjnë pis, ne pastrojmë. PS jo vetëm do t'i hapë negociatat për anëtarësim por Edi Rama do jetë kryeministri që do marrë edhe datën e aderimit të Shqipërisë në BE", tha Balla.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë