Rama takim me biznesin e madh në Durrës: Punonjësit të mos marrin më ‘paga shfrytëzimi’! Do jetë vonë kur të humbisni kapitalin njerëzor

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të madh në qytetin e Durrësit, ku theksoi domosdoshmërinë kapitalit njerëzor për zhvillimin e kompanive që operojnë në vendin tonë.

Rama tha se për të bërë të mundur që në kompani të tilla si fasoneritë, të punësohen vajza dhe djem të rinj, duhet që këta të fundit të paguhen me paga më të larta dhe të kenë një trajtim dinjitoz. Kreu i ekzekutivit tha se do të jetë shumë vonë kur kompanitë të humbasin kapitalin njerëzor për shkak të pagave të ulëta të cilat i konsideroi si ‘paga shfrytëzimi’.

“Të gjithë e kanë të qartë se sot kemi hyrë në një fazë zëvendësimi të kapitalit njerëzor. Shumë prej zonjave që janë këtu kanë qenë me siguri që në ditën e parë dhe sot pak nga pak me siguri kanë filluar t’i afrohen moshës së pensionit. Ësshtë e qartë që zëvendësimi i tyre me djem apo vajza të reja që janë gati të ulen tek makina qepëse dhe të punojnë me përulësi dhe teë marrin paga si këto që marrin sot, bëhet shumë e vështirë. Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është që të paktën arsyeja e trajtimit dinjitoz të punonjësve, nuk duhet të jetë problem por përkundrazi duhet të jetë zgjidhja e problemit. Të gjitha sipërmarrjet të rendin të rrisin pagat dhe të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor sepse kur ta humbasin, do jetë shumë vonë. Kur mos të gjejnë më punonjës që duan të vijnë dhe punojnë me paga shfrytëzimi në kohën ku punojmë, do jetë shumë vonë për ta. E gjithë mungesa e respektit ndaj punonjësve do jetë boomerang ndaj këtyre kompanive”-tha Rama.

Ai tha se pavarësisht se qeveria e ka të pamundur të ndërhyjë në rritjen e pagave në bizneset private, nuk mund të qëndeojë duarkryq teksa sheh se punonjësit nuk vlerësohen. Rama theksoi se brenda këtij mandati synohet rritja e pagës minimale deri në 45 mijë lekë të reja. Ndërsa përsëriti se nuk do të jepen tendera publikë ndaj kompanive të ndërtimit të cilat kanë të deklaruara paga minimale për punonjësit e tyre.

“Jetojmë në një sistem që nuk ia mundëson shtetit të përcaktojë pagat në sektorin privat. Por nga ana tjetër nuk mund të rrimë të bëjmë sehir nëse kompani të caktuara nuk u përgjigjen punonjësve me dinjitet dhe përdorin paga që janë lëmosha shfrytëzimi.  Ajo që ne mund të bëjmë, është vendosja e pagës minimale, që është rritur në 40 mijë lekë, do ta çojmë në 45 mijë lekë brenda këtij mandati besoj unë. Synimi është që në rrugën drejt 2030-ës, Shqipëria të mos ketë pagë minimale nën 60 mijë lekë. Por nuk është e lehtë për ne t’u imponohemi kompanive. Por nuk mund të shikojmë sesi kompani ndërtimi që kanë një shkallë vështirësie aq të ulët të paraqesin paga minimale për punonjësit e tyre. Ata nuk i paguajnë me këto paga realisht, por një pjesë të pagës ua japin nën dorë. Kështu ata iu grabisin punonjësve pensionet dhe sigurimet shëndetësore. Të gjithë në Shqipëri mendojnë se duhen rritur pensionet dhe me të drejtë”- u shpreh kryeministri.

Në 10 prill, kryeministri Edi Rama bëri me dije se paga mesatare në vend do të shkojë nga 563 euro në 900 euro. Ndërkohë paga miniamle nga 34 mijë lekë ka shkuar në 40 mijë lekë. Rritja e pagave do të shtrihet në dy faza. Brenda këtij muaji, me vendim të Këshillit të Ministrave, do të rritet paga për punonjësit e arsimit, shëndetësisë, zjarrfikësve, si edhe për policinë e Shtetit, Burgjeve dhe Gradës. Ndërkohë, në fazën e tjetër do të rritet paga për administratën, pasi projektligji të kalohet në Kuvend.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unë propozoj, ju miratoni:: 13/04/2023 10:34

    Bën sikur qan për punëtorët e shfrytëzuar, i vjen keq që po ikin por në të vërtetë po qajnë hallin e interesat e tyre se po shkojnë piramid ngadalë ngadalë.

    Përgjigju
  • Renno: 13/04/2023 05:59

    Na u zbulu sot qe paska sfrytezim ne shqiperi?po duhet bere hero i popullit ai qe e zbuloi,megjithate per ato qe mbrojne hipokritet me komente un ju them se eshte e kote,ky vend per shfrytezim ja ka kaluar kines se koherave te kaluara me koh,çijahu

    Përgjigju
  • jusufi: 13/04/2023 05:31

    BIZNESI NUK DO TE RRISE PAGAT ASNJEHERE,,,,,PRANDAJ QEVERIA RRIT PAGEN MINIMALE QE K9MPANITE TE MOS TALLEN ME PUNETORET.....

    Përgjigju
  • Sufllaqe ne aksion: 12/04/2023 20:05

    Le te kometojne sufllaqet, por serish njerezit do ikin. Sa per statistike kompanite e programimit po joshin me 2000 euro 18 vjecaret e gjimnazeve dhe nuk i pranojne me pergjigjen qe duan te ikin. E vrate shpresen e maskarenj!!

    Përgjigju
    • Alex: 12/04/2023 23:09

      Ikni jashte te hani dy sufllaqe o sufllaqe. Se rrogat nuk rriten me urdher.

    • turp: 12/04/2023 21:05

      ore kta tallen me ne.mire qe jemi ne ktej e mbajm prindrit pensionista se te jet per kta na e lane shendene..

  • Sokoli: 12/04/2023 20:01

    Kto jan mashtrime fushate se gjija rit rroga dhe cmimet dhe taksat ne qiell i ka rit kjo qeveri plerash

    Përgjigju
  • Soni: 12/04/2023 19:14

    Shpresojme qe ta zbatojne kete fjale tuajen

    Përgjigju
  • Loni: 12/04/2023 19:10

    Ka folur shume mire

    Përgjigju
  • Bjordi: 12/04/2023 19:04

    Si sektori publik dhe ai privat duhet te rrespektojne punonjesit dhe jo ti shfrytezojne ata

    Përgjigju
  • Mondi: 12/04/2023 18:52

    Eshte shume e vertete qe punonjesit nuk duhet te shfrytezohen nga punedhenesit

    Përgjigju
  • Kejsi: 12/04/2023 18:41

    E vetmja qeveri qe i keni rritur rrogat kaq shume,ju lumte e keshtu vazhdoni

    Përgjigju
    • Farmacisti: 13/04/2023 11:49

      Bravo Kejsi vazhdo keshtu, mos harro te blesh vazelin.

    • #Toni: 12/04/2023 19:33

      Janë komente të shkruara automatikisht nga inteligjenca artificiale (IA) e ChatGpt. Pra, Kejsi nuk ekziston

    • Toni: 12/04/2023 19:06

      Bravo Kejsi, Cfare fitove sot, sufllaqen apo bananen e Rames?

  • Arla: 12/04/2023 18:41

    Takime te tilla jane shume te rendesishme,se ka ardhur koha qe mundi i njerzeve te vleresohet sic duhet

    Përgjigju
  • Saja: 12/04/2023 18:41

    Po deri dje ti thoje se shqiptaret jane dembela more plehre.

    Përgjigju
  • Eureka: 12/04/2023 18:41

    Pagat rriten, njerëzit ikin. E ku është problemi këtu??

    Përgjigju
  • Titi: 12/04/2023 18:08

    Ska gja se kena te Bangladeshit.

    Përgjigju
    • Soni: 13/04/2023 11:28

      Po ashtu tha.. dhe, medet, as bangladeshasit nuk pranuan te rrinin dhe iken nga syte-kembet...

  • Je vonë: 12/04/2023 17:57

    Për punetorë je vonë kryeministër. Jo vetëm që punetorë nuk ka më, por as nuse nuk ke për të gjetur në Shqipëri. Tani dhe studentat do ju ikin. Bjeruni se u bini mirë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja