Rama takim me drejtuesit në Vlorë një ditë pas aksionit për shembjen e bizneseve në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në fundjavë në Vlorë, teksa mesditën e sotme zhvilloi një takim me drejtorët në nivel qarku të qytetit bregdetar për të diskutuar problemet në sezonin turistik.

Takimi u zhvillua në Zvërnec, në zonën ku një ditë më parë pati tensione të IKMT-së me bizneset për shembjet. Kryeministri Rama pritet që të takojë edhe disa nga operatorët turistikë, të cilët kërkojnë shtyrjen e aksionit për në vjeshtë.

Bëhet fjalë për bare dhe restorante të cilin marrin leje shfrytëzimi çdo vit që nga 2011, madje këtë vit edhe nga e-Albania, por IKMT-ja nxori fadromat në terren për t'i shembur, në mes të sezonit turistik.

Kjo ndërhyrje u cilësua shumë e padrejtë nga pronarët, të cilët kërkojnë minimalisht që shembja e tyre të bëhet pasi të përfundojë sezoni, për shkak se kanë qenë të mbyllur përgjatë 3 muajve të pandemisë, por edhe për faktin se kanë kryer investime.

Sipas tyre, IKMT-ja u ka lënë afat deri të hënën, por nuk ua ka dorëzuar një gjë të tillë me shkrim. 

1593257400_1593256599rama.jpeg

Lajmi në përditësim....

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë