Rama takim me presidenten e Greqisë: Jam optimist, do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull! Kryeparlamentari grek: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Gjatë vizitës zyrtare në Athinë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me presidenten e vendit Katerina Sakelaropulu, dhe kryeparlamentarin Konstandin Tasulas. Gjatë takimit me presidenten, Rama u shpreh optimist për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të lëna pezull. Po ashtu, në takime është theksuar rëndësia e bashkëpunimit mes vendeve si dhe mbështetja në rrugën drejt integrimit.

'Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve.'- u shpreh Rama.

Në vijim të vizitës së tij në Greqi, Kryeministri Edi Rama u prit në takim nga Kryetari i Parlamentit grek, Konstantinos Tasoulas, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve, si dhe shprehën dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për forcimin e tyre të mëtejshëm, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Parlamentit Konstantinos Tasoulas  bashkëvlerësuan rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi, si ura solide miqësie mes vendeve.

“Është kënaqësi e veçantë që jemi sot në Athinë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë, është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë pa dyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh, janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi.” – u shpreh Kryeministri Rama.

Nga ana e tij, Kryetari Tasoulas shprehu mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke vlerësuar progresin e bërë nga vendi ynë në këtë aspekt.

“Me të drejtë vendi juaj synon ecjen drejt integrimit evropian, me të drejtë vendi ynë mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Me të drejtë të dyja vendet tona, duke pasur ura lidhëse minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar ne Greqi, po ecin përpara.” – u shpreh ai gjatë takimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fisheku: 22/03/2023 09:49

    Kemi mardhenie te shkedhyera me fqinjin Grek. Mazhoranca (se nuk flitet me per minoritet) shqiptare ne greqi ndihet e paperfaqesuar qekur egziston nga shteti shqiptar. Takoni migrantet puntore dhe jo servilet atje. Pyesni per shqetesimet qe kane, duke filluar nga laravitja per dokumente, patentat, pensionet, rrugetimet ne kufi me Shqiperine, rregjistrimet e lindjeve, trajtimi i keq dhe diskriminues neper organet shteterore i cili vjen per arsye te disa personave (shqiptare)kriminele, jo te gjithe te futen ne nje skeme etjera. Kjo eshte Europa me e mire per migranten qe jetojne atje.

    Përgjigju
  • Gjergj: 21/03/2023 17:01

    Ik ore zhgarravinè dhe zgjidh problemet qè duhet ti kishe zgjidhur sepse pèr ato u votove mirèpo i ke bèrè gjithè gjèrat lèmsh. Tani "do na zgjidhèsh" dhe problenet me fqinjin tonè jugor, qè aq shumè na dashuron saqè edhe Vorion e mamasè, tek ne e kèrkojnè. Nè çdo kishè shqiptare, "shohin Greqinè". Zgjidh problemet tua more zotèri sepse ato greko-shqiptare janè ca tè komplikuara pèr njè kryeministèr qè po i ikèn gjysma e popullit nga Shqipèria.

    Përgjigju
  • nje emigrant ne Greqi prej 30 vjetesh: 21/03/2023 16:58

    Patjeter do jene te shkelqyera marredheniet Shqiperi Greqi.Po te behesh ure e politikes Greke do gjesh dhe mbeshtetjen e tyre,pavaresisht se shqiptaret ne Greqi trajtohen si dore e dyte ne kete shtet qe e quan veten anetar te BE-se dhe shteti shqi[ptar ben sikur nuk e sheh kete realitet te hidhur te tyre!

    Përgjigju
  • Tahipi: 21/03/2023 15:58

    Falja pjesën e detit coptojeni kyt vend .se kur te jemi ne plazh doi marrim leje ,shtetit GREK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United

GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United